Një Europian i shkurtër, por me rekorde. Kuqezinjtë mbërrijnë në Rinas, Silvinjo: Ndihem krenar

Edhe pse rrugëtimi në ”EURO 2024” u mbyll mbrëmë nga humbja e sfidës me Spanjën, kuqezinjtë e kombëtares shqiptare treguan se janë një ekip me peshë në Europë, që vendosën rekorde dhe se tifozët kuqezi do të mbeten kryefjalë e këtij kampionati.

Ekipi kuqezi mbërriti këtë pasdite në aeroportin e Rinasit, dhe trajneri Silvinjo u shpreh sesa krenar është për futbollistët, për tifozët që i shoqëruan ata në këtë rrugëtim të shkurtër, por me shumë emocion.

“Ishte një eksperiencë ne mirë për të gjithë, ishte e vështirë për ne, por jemi krenarë për të gjithë futbollistët, federatën. Shumë njerëz që na mbështeten, ishte eksperiencë e pabesueshme. Unë jam pjesë e juaja. Kishte më shumë shqiptarë se sa gjermanë në Gjermani”,-tha trajneri.

Nga ana tjetër, sulmuesi Ernest Muçi ishte një nga lojtarët që nuk luajti shumë minuta në Europian. Pas rikthimit në vendin tonë, lojtari kuqezi tha se do donte të aktivizohej më shumë dhe se gjëray mund të shkonin ndryshe.

“Doja më shumë minuta. Gjithmonë kombëtarja është plani i parë. Ishte zhgënjyese që nuk morëm një pikë me Spanjën. Kjo eksperiencë do na duhet edhe në të ardhmen. Jam i lumtur që te Besiktas më kanë mbështetur”,-tha Muçi për mediat.

SHKARKO APP