Një femër seksi emërohet nga kryeministri si zv/ministre e arsimit
Qeveria e re e Ramës duket si një paradë modelesh ku njëra më e bukur se tjetra. Si një garë modelesh seksi, por që nuk kanë asnjë lidhje me punën dhe detyrën shtetrore në fushën e arsimit.
Edi Rama ka emëruar prapë një femër seksi sot si zv/ministre arsimi, a thua se arsimi nuk ka nevojë për profesorë apo akademikë të spikatur, por vetëm për femra të bukura. Natyrisht Lorena Haxhiu mbetet një femër me personalitet, por nuk ka asnjë eksperiencë në fushën e arsimit.
Zëvendësministrja e re e Arsimit, Lorena Haxhiu është një emër i njohur për publikun shqiptar. Ajo është një imazh i ekranit, pasi në disa media ka qenë prezantuese e programeve për të rinj, po ashtu dhe emisioneve të pasditeve. Lorena Haxhiun e keni parë në emisionet e mëngjesit me programe si “Agon” në “Albanian Screen” e “Dita Ime” në “Vizion Plus”.
Lorena Haxhiu është votuar nga Këshilli i Ministrave për të zënë vendin vakant që la Besa Shahini si zv.ministre, ndërkohë që ajo zuri vendin e Lindita Nikollës.
Ndërkohë që ish-prezantuesja e emisioneve, ka qenë aktualisht në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Shërbimit Rinor.
Në faqen online të këtij shërimi nuk gjendet CV e Haxhiut, por sipas profilit të saj në Facebook, ajo ka mbaruar studimet në fakultetin e Ekonomisë në Tiranës dhe është vetëm 28-vjeçe.
Lorena Haxhiu ka qenë dhe personazh i showbizit shqiptar, ku në shumë portale apo media nuk ka nguruar të publikojë dhe fotot me bikini, apo të fotografohet nga paparacët në plazhet e ndryshme të Shqipërisë.
Lorena është femër me personalitetin e saj, por sfidat e arsimit të sotëm shqiptar do kishin më mirë një ministre dhe zv/ministre me eksperiencë në fushën e arsimit dhe jo modelimi. Sistemi arsimor është në krizën më të madhe dhe të rëndë të këtyre 29 viteve të fundit.