Një kullë e lartë në Tiranë, 300 metra. A ka plan për kullën më të lartë në botë në kryeqytet?!

Tirana nuk ndalon. Po ndërtohen kulla të larta.

Në rrugën e Barrikadave, në krah të Malit të Tiranës do të ngrihet kulla më e lartë e Tiranës. Bëhet fjalë për një kullë 100 kate të projektuar nga arkitekti kilen Alejandro Aravanea dhe studioja e tij Elemental Studio.

Kulla do të ndërtohet nga dy kompani shqiptare. Delta e Luan Muçës dhe Techno Alb e Dajlan Avdiajt sipas medias Kapital. Ky i fundit njihet si një nga pronarët e ish kompanisë Apex dhe biznesmeni që ka ndërtuar Kullat tek Sahati dhe pallatin pas Presidencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë në ambientet e një hoteli të njohur në Tiranë u zhvillua konkursi për përzgjedhjen e projektit të kullës me praninë e kryeministrit Edi Rama. Në garë morën pjesë 4 projekte nga studio të huaja arkitekturore dhe në fund u përzgjodh projekti i Aravaneas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kulla e re ka formën e dy gishtave. Lartësia e saj e bën hotelin Intercontinental pas 15 katëshit, Tirana Rock, Malin e Tiranës, hotel Plazën të duken si godina të vogla.

Bëhet fjalë për një kullë, e cila fillimisht u propozua të ishte 350 metër e lartë, por që më vonë është rënë dakord të ulet në 300 metra.

Kulla më e lartë në botë është në Dubai, lartësia 829. 8 metra ose qiellgërvishtës Burj Khalifa. Burime jo të konfirmuara thonë se po negociohet që në Tiranë të shikohet mundësia për ta kaluar qiellgërvishtësin e Dubait. Po mendohet për një kullë afro 840 metra në Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?