Një oligark nën hetim nga SPAK
Më në fund SPAK dhe BKH ka futur në rreth një oligark. Deri tani SPAK-u ka qenë i sukseshëm në arrestime politikanësh të lartë si dhe te grupet kriminale, por me sa duket fokusi tashmë po kalon edhe te oligarkët.
Oligarkut po i hetohen krejt pasuritë dhe lidhjet e tij me qeverinë e krimin e organizuar. Burimet nuk donin të dilte emri, ndër disa oligarkë që ka Shqipëria, pasi rrezikohet hetimi ndaj tij. Në sitë po kalohen udhëtimit e tij jashtë shtetit, takimet, bizneset e kontratat si lidhja me disa zyrtarë shumë të lartë.
Nën hetim, bashkë me të, janë edhe një ministër, deputetë si dhe zyrtarë jo vetëm të lartë, por edhe në dogana, tatime e në Policinë e Shtetit.
Sa për të shuar disi kureshtjen e lexuesit, por edhe pa shkelur hetimin, oligarku e ka filluar epokën e tij të parasë me thasë në kohën e pushtetit të Berishës ndër vitet 2005-2013.
KOHA JONË SONDAZH

