Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 16:03 Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet Tre anije tregtare u goditën nga dronë mbrëmjen e së shtunës pranë kanalit Sulina në Detin e Zi, njoftuan autoritetet rumune. Ministri i Mbrojtjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Një rrugë për paqe/Takimi i evropianëve me Iranin jep shpresë për bisedime të mëtejshme

Një rrugë për paqe/Takimi i evropianëve me Iranin jep shpresë për bisedime të mëtejshme

Kryesore
E shtunë, 21 Qershor 2025 07:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një takim mes ministrit të Jashtëm të Iranit dhe diplomatëve të lartë evropianë të premten dha shpresë për vazhdimin e bisedimeve, por nuk tregoi ndonjë shenjë të përparimit konkret, një javë pasi kriza e lidhur me programin bërthamor të Teheranit shpërtheu në luftë midis Izraelit dhe Iranit.

Ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, si dhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, dolën nga bisedimet në një hotel në Gjenevë rreth tri orë e gjysmë pasi Abbas Araghchi i Iranit mbërriti për takimin.

Ky ishte takimi i parë ballë për ballë midis zyrtarëve perëndimorë dhe atyre iranianë që nga fillimi i luftimeve më 13 qershor.

Në një deklaratë të përbashkët me shkrim të lëshuar pas përfundimit të bisedimeve, tri vendet evropiane dhe Bashkimi Evropian thanë se “biseduan për rrugët drejt një zgjidhjeje të negociuar për programin bërthamor të Iranit”.

Ata përsëritën shqetësimet e tyre për “zgjerimin” e programit bërthamor, duke shtuar se ai “nuk ka ndonjë qëllim të besueshëm civil”.

“Rezultati i mirë sot është se dolëm nga salla me përshtypjen se pala iraniane është në thelb e gatshme të vazhdojë të bisedojë për të gjitha çështjet e rëndësishme”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, duke shtuar se të dyja palët zhvilluan “bisedime shumë serioze”.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, tha: “Ne jemi të interesuar të vazhdojmë diskutimet dhe negociatat me Iranin, dhe i bëjmë thirrje Iranit të vazhdojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara”.

Ai shtoi: “Ishim të qartë: Irani nuk mund të ketë ndonjë armë bërthamore”.

Në një ndaras, Lammy theksoi se qëllimi i Evropës dhe SHBA-së është që Irani ta ndalojë plotësisht pasurimin e uraniumit.

Ai tha se “mund të zhvillohen diskutime mbi nevojat energjetike të Iranit”, por shtoi se “niveli zero i pasurimit është pikënisja”.

“Operacionet ushtarake mund ta ngadalësojnë programin bërthamor të Iranit, por në asnjë mënyrë nuk mund ta eliminojnë atë”, tha ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot.

“E dimë mirë – pas asaj që ndodhi në Afganistan, në Irak, në Libi – sa e rrezikshme është të duash të imponosh ndryshimin e regjimit nga jashtë”, shtoi ai.

Barrot shtoi gjithashtu se vendet evropiane “ftuan ministrin iranian të shqyrtojë negociata me të gjitha palët, përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe pa pritur përfundimin e sulmeve”.

Ministri francez shpjegoi se gjatë diskutimeve me Iranin, ministri Araghchi u pajtua “t’i vendosë mbi tavolinë të gjitha çështjet, përfshirë edhe disa që nuk ishin më parë”, dhe se “shfaqi gatishmëri për të vazhduar bisedimet – që nisëm sot – dhe që evropianët të ndihmojnë në lehtësimin e tyre, përfshirë edhe me Shtetet e Bashkuara”.

Shefja e politikës së jashtme e BE-së, Kaja Kallas, tha: “U pajtuam që do të diskutojmë jo vetëm për çështjen bërthamore, por edhe për çështje më të gjera që kemi, dhe të mbajmë bisedimet të hapura”.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, gjithashtu foli për gazetarët jashtë vendit të takimit pas përfundimit të bisedimeve.

Ai shprehu gatishmërinë për “vazhdimin e diskutimeve me këto tri vende evropiane dhe BE-në” dhe për t’u takuar sërish në një të ardhme të afërt.

Araghchi gjithashtu dënoi sulmet e Izraelit ndaj objekteve bërthamore në Iran dhe shprehu “shqetësim të thellë” për “mosdënimin” e sulmeve nga vendet evropiane.

SHBA-ja po mendon si të veprojë

Lammy udhëtoi drejt Gjenevës pas një takimi në Uashington me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe të dërguarin e presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

Trump është duke shqyrtuar mundësinë se a ta sulmojë Iranin, më saktësisht ndërtesën për pasurimin e uraniumit në Fordo, i cili është i mbrojtur mirë, i vendosur nën një mal dhe thuhet se është i paarritshëm nga armët tjera përveç bombave të veçanta amerikane “bunker-buster”.

Trump tha të enjten se do të vendosë brenda dy javësh nëse ushtria amerikane do të përfshihet drejtpërdrejt në luftë, duke pasur parasysh “mundësinë e konsiderueshme” për rinisjen e negociatave mbi programin bërthamor të Teheranit.

Izraeli nisi fushatën ushtarake ndaj Iranit më 13 qershor, duke thënë se synon të parandalojë armikun e përbetuar nga krijimi i armëve bërthamore.

Irani u kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit. Teherani thotë se programi i tij bërthamor është për qëllime civile.

Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 657 njerëz në Iran, ndërkaq Izraeli ka raportuar për 24 viktima nga sulmet iraniane.

Izraeli ka shënjestruar objektet bërthamore dhe raketore të Iranit, me synimin për të shkatërruar Qeverinë dhe udhëheqësin suprem iranian, ajatollah Ali Khamenei, sipas zyrtarëve perëndimorë dhe rajonalë.

“A po godasim për të rrëzuar regjimin? Ndoshta ky do të jetë rezultati, por është në dorën e popullit iranian që të ngrihet për lirinë e vet”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të enjten.

Mund t'ju interesojë

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Para 4 orësh
Shqipëria në BE, Kosova në vështirësi! Rregulla të reja për kosovarët dhe bizneset e tyre…

Shqipëria në BE, Kosova në vështirësi! Rregulla të reja për kosovarët dhe bizneset e tyre…

Para 5 orësh
Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Para 10 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Irani ka thënë se ka shënjestruar objekte ushtarake dhe të lidhura me mbrojtjen në Izrael, megjithëse po ashtu ka goditur një spital dhe disa caqe të tjera civile.

Udhëheqësi suprem i Iranit hodhi poshtë thirrjet e SHBA-ve për dorëzim të mërkurën dhe paralajmëroi se çdo përfshirje ushtarake nga ana e amerikanëve do t’u shkaktonte atyre “dëme të pariparueshme”

Në një intervistë të transmetuar të premten në televizionin shtetëror iranian, Araghchi tha se “në këtë gjendje të tanishme, derisa sulmet e regjimit sionist vazhdojnë, ne nuk jemi duke kërkuar negociata me askënd”.

Pak para takimit me diplomatët evropianë, Araghchi bëri një paraqitje të shkurtër para Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.

Ai tha se “sulmet e Izraelit ndaj objekteve bërthamore janë krime të rënda lufte” dhe këmbënguli se “ne kemi të drejtë… dhe jemi të vendosur të mbrojmë integritetin tonë territorial, sovranitetin kombëtar dhe sigurinë me të gjithë forcën”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Irani ka këmbëngulur prej kohësh se programi i tij bërthamor është paqësor, megjithëse ka qenë i vetmi shtet i paarmatosur me armë bërthamore që ka pasuruar uraniumin deri në 60 për qind, i cili është hap i shkurtër dhe teknik larg arritjes së shkallës së nevojshme për prodhimin e armës, që është 90 për qind.

Gjermania, Franca dhe Britania kanë luajtur rol të rëndësishëm në negociatat për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore.

Por, ato kanë kërcënuar vazhdimisht do t’i rivendosin sanksionet që ishin hequr në kuadër të marrëveshjes, nëse Irani nuk përmirëson bashkëpunimin me vëzhguesin bërthamor të OKB-së, Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike./REL/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet
Para 48 minutash

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani
Para 1 ore

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë
Para 1 ore

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish
Para 1 ore

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 20 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 23 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 10 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.