Një tufë servilash dhe idiotësh në Selinë BLU: Aman Luli, mos ik! Ti nuk ke faj, deputetët kanë përgjegjsi e jo ti!

Që të përfundojë PD-ja e famshme e cila solli demokracinë në vend, në një tip shoqate të tillë miqsh dhe interesash personale, kjo është realisht tragjedi-komedi.

Nëse dje dhe sot paradite kishte shpresë në PD, pasi një numër deputetësh me integritet dhe personalitet politik e njerëzor kërkuan nga Basha të largohet nga kryetar i PD-së, sonte u manifestua se nuk ka shpresë.

Sonte në darkë ai iluzion shpresëdhenës u venit kur shikojmë e dëgjojmë dallkaukë rrethesh që marrin rrogë nga Basha që të drejtojnë degët e PD-ve në çdo rreth të cilët shprehen para kryetarit të PD se “ti nuk ke faj, ti nuk duhet të japësh dorëheqjen”, ky qëndrim tregon fundin e kësaj force politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vend që të ulen dhe të kërkojnë ura bashkëpunimi mes dy grupimëve në PD, ata sonte po manifestojnë idiotsi dhe pisllëk. Shumica e këtyre kryetarëve janë të emëruar nga Lulzim Basha në dhjetor të vitit të kaluar, pasi shkarkoi ata kryetarë që i dolën kundër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra sonte mbledhja po bëhet me të emëruarit e tij dhe natyrisht që nuk flasin dot, se marrin rrogën në fillim të muajit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?