Njerëz të çmendur, shoqëri në krizë

Janë me dhjetëra e dhjetëra raste kur vriten njerëz vetëm se gervishi makinën, apo “pse me shikove shtrembër”, “pse parkove para meje”, etj

Sot ka ndodhur një tjetër ngjarje makabër; vritet babai i dy fëmijeve vetëm se fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan paratë!!

Mospagesa për një foto me kalin u bë shkak i vrasjes së ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë kalasë së Beratit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktima, Keli Hoxha ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë. Ai u ka bërë foto fëmijëve me kalin. Por pronari i kalit ka kërkuar lekë për foton.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kësaj ka nisur debati mes tyre dhe pronari i kalit, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, e qëlloi me thikë turistin nga Tirana, në sy të familjarëve të tij.

Kjo është tmerr!

Pse bëre foto me kalin tim dhe nuk paguan lekët?!

Një pjesë e njerëzve janë çmendur, por edhe vetë si shoqeri kemi probleme krize sepse gjithë këto raste japin alarmin se ku po shkon shoqeria shqiptare.

Në fakt për këta elementë duhej DËNIMI ME VDEKJE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?