Nuk do të jetë protestë, por demonstratë me zjarr!
Burime të besuara nga ata që janë lajmëruar nëpër rrethet Laç, Fushëkrujë, Lezhë, Tepelenë dhe Kamëz tregojnë se janë pajisur me shishe të shumta molotovi. Ndërkohë policia e shtetit ka kaluar që në orën 13.oo në gadishmeri numër një.
Selia blu ka thënë se nuk do të ketë fjalime, se “ fjalën e ka populli” me “mosbindje civile”.
Por “populli” demokrat e ka një kokë, ai quhet Sali Berisha.
Nga sasia e madhe e shisheve molotov që po hyn në Tiranë si dhe nga ato që janë bërë gati mbrëmë mendohet se duan të djegin kryeministrinë, ndonëse do të ketë forca të shumta policore këtë herë të specializuara për përdorimin e forcës. Por edhe skuadra me mjete për fikjen e zjarrit, të cilat janë vendosur pas kryeministrisë dhe afër “rrugicës së Saliut”.
Ambasadat e huaja kryesore e dënojnë përdorimin e forcës dhe shkatërrimet në kryeqytet, ndonëse lidershipi demokrat e ka ndarë mendjen për përplasje e dhunë.