Nuk përmbahet Rama: Lehaqenie nga Lul Kadriu dhe Kadrinjtë e mediave

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sot debatit për protestat e banorëve në Unazën e Re, krejtësisht në mënyrën e tij të re me frontin e “kadrinjve”. Në një përgjigje dhënë qytetarëve në Facebook, kreu i qeverisë ka mbrojtur projektin që prish më shumë se 320 banesa për rrugën e re të Unazës.

Sonte Edi Rama duket se nuk ka kursyer as “Lulin-artist”.  Kreu i PD-së, Lulzim Basha, kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili, gazetari Andi Bushati dhe shumë emra të tjerë të opozitës dhe medias janë sulmuar sot nga Edi Rama se po shpifin. Sipas Edi Ramës akuzat që i vijnë nga këto personazhe, të cilëve kryeministri u ndryshoi dhe emrat në “Kadri Basha”, “Kadri Veseli” dhe “Andi Kadriu” janë “të njëjta me lehjet e qenëve që nuk meritojnë përgjigje”.

Kryeministri tha se këta dhe të tjerë janë “zjarrvënës që po shfrytëzojnë protestën e banorëve”.

Rama shtoi se qytetarët duhet të marrin shembullin e Robert Ndrenikës që nuk doli më në protesta kundër ndërtimit të Teatrit Kombëtar. “Po pse mo, budalla ishte Robert Ndrenika dhe të tjerë që ua bënë më në fund vajgurin mbi kokë Kadrinjve të Partisë Demokratike dhe zgjodhën rrugën e bashkëpunimit me Qeverinë dhe Bashkinë, në vend që të shkonin pas aktorëve, si Lul Kadriu, të cilët kërkonin mish për top për skemat e tyre”,– tha kryeministri Edi Rama.

Kryeministri shtoi se “Lul Kadriut dhe kadrinjve të tjerë të PD as nuk u ha qoshja për të mbrojtur shtëpitë e Unazës së Re. Nuk e mundimin dot me vota Edi Ramën thonë. Po pastaj? Pastaj hajde të djegim vendin dhe të dalë ku të dalë. Nuk ka më gjyhnaqarë sesa kaq”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/343736689747769/

Edi Rama i është hakërryer edhe Ylli Rakipit ose Ylli Kadriut siç e quan ai.

“Edhe diçka, që mbase ty Eduard (qytetari që e ka pyetur në FB) nuk të intereson, të më falësh po me që ka shumë miq që habiten se përse më sulmojnë kaq shumë Të Paekzspozuarit, mbase ka ardhur koha që të ekspozojë një fakt që kush e di ka lidhje për Ylli Kadriun. Ylli Rakipi ose Ylli Kadriu i lëshoi OSHEE një garazh në pallatin plot 10 kate të ndërtuar prej tij, ku kryhej pritja për abonentin, me një tualet për stafin dhe abonentin bashkë dhe pa gjenerator për raste errësire. Nuk e di, po mendoheni, sipas një kontrate absurde, Ylli Kadriu ka marrë deri vonë në emër të pronarit 2 561 334 euro qera. Po po nuk e dëgjuat gabim, 2 561 334 euro, plus 390 mijë euro garanci. Këtë kontratë ja prishi organizata kriminale e rilindjes, e cila ka një mijë e një të këqija, po të zezën që paratë e taksave dhe të mirave publike ti ndaje me Ylli Kadriun apo shumë yje të tjerë të medias dhe politikës që kanë rrezatuar me thënë të drejtën për shumë vite duke marrë nga pushteti i radhës energji financiare, me hir a me pahir, në dritë a ne errësirë, fatkeqësisht për ta, kjo organizatë kriminale nuk e ka.

Ah po. Organizata jonë kriminale e rilindjes ka dhe arrogancën që nuk i ha qoshja kurrë, hiç fare, as për jashtënxjerrjet e ekspozuara dhe as për gjobat e paekspozuara të Ylli Kadriut, të Qimi.net Kadriut, të Artur Kadriut dhe të tërë kadrinjve në politikë, në biznes, apo media që i paguajnë dhe ndërsejnë këto materie te degraduara në formë ylli. Kush i ndjek e faltë Zoti dhe le ti ndjekë senacat e tyre inkuzicionare në televizion dhe le të mos më pyes më çfarë kanë këta.

Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja. Shëndet”,- tha Rama.

.

SHKARKO APP