Nuk tërhiqet Edi Rama. Përsëri sajon tjetër nen për dënimin e gazetarëve

Edi Rama nuk pranon tërheqje nga beteja me median. Tjetër nen që kufizon lirinë e mediave në Shqipëri. Dy ditë pas tërheqjes së ligjvënësve nga neni 13 i draftit për institucionet antikorrupsion, “Shqiptarja.com” zbulon një tjetër paragraf, tashmë në projektligjin për organizmin dhe funksionimin e prokurorisë, zbatimi i të cilit mund të çojë në instalimin e censurës në vend, duke dënuar me burg gazetarët që investigojnë veprimtarinë e prokurorëve.

Bëhet fjalë për paragrafin e tretë të nenit 6 të projektligjit për prokurorinë që parashikon që“çdo lloj ndikimi i papërshtatshëm mbi punën e prokurorëve dhe veprimtarinë e tyre në çështje konkrete, i ushtruar përmes autoritetit publik, mjeteve të informacionit apo me çdo lloj mjeti tjetër apo personave të tjerë që cenon pavarësinë e prokurorëve në ushtrimin e detyrës së tyre është i ndaluar dhe dënohet sipas ligjit.”

Përmbajtja është pothuajse e e njejtë me nenin 13 të projektligjit për SPAK-un. Thjesh fjala media është zëvendësuar me togfjalëshin “mjeteve të infomacionit”.

Pra, ndikimi i papershtatshem mbi prokuroret me mjete informacioni denohet sipas ligjit, ne ratin konkret, deri ne tre vjet burg, sikunder parashikohet ne Kodin Penal. Drafti en fjale eshte shqyrtuar ne parim dhe  dhe nen per nen nga komisioni i posaçem per Reformën ne Drejtesi, ku si relator figuron deputeti Ulsi Manja. Gjate shqyrtimit, anetaret e komisionit nuk kane bere asnje diskutim mbi paragrafin e trete te nenit gjashte i cili prodhon te njejtat efekte si pragrafi i trete i nenit 13 te ligjit per SPAK.

Nuk tërhiqet kryeministri Rama. E do patjetër nen dënues për gazetarët. Me anë të deputetit socialist Manja e  gjen një shteg që ta fus nenin 13, por me një modifikim i cili në thelb prapë mbetet kundër medias.

SHKARKO APP