Oerd Bylykbashi: Pakti vrasës i Ramës, marrëveshje për të prishur Marrëveshjen!

Reagimi i plotë i ish-deputetit dhe anëtar i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashit:

Pakt-vrasësi!

Vetëm Edi Rama është i aftë që të bërë një marrëveshje për të prishur një marrëveshje tjetër.

E deklaroi pas 5 qershorit se do ta griste marrëveshjen dhe këtë e bëri fakt sot më 21 korrik me atë karagjozatën që e shiti për marrëveshje.

Sot 5 qershori 2020 është thjesht një datë në kalendar, pa asnjë rëndësi.

Mos harroni! 21 korriku është katër vjetori i marrëveshjes për Kushtetutën që u shkel nga Edi Rama mënjëherë pas miratimit të saj. Nuk e kapërcen dot veten dhe ta respektojë shprehjen antike romake ‘Pacta sunt servanda’ (Paktet zbatohen)

SHKARKO APP