OKB/ Presidenti Meta takon kryeministrin italian dhe liderë të tjerë botërorë

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte. Takimi është zhvilluar në kuadër të sesionit të Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Presidenti Ilir Meta ka uruar kryeministrin e ri të Italisë për detyrën, si dhe ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale mes dy vendeve.

Kënaqësi të takoj dhe ta uroj Giuseppe Conte, për marrjen e detyrës së Kryeministrit të Italisë. Marrëdhënie të shkëlqyera tradicionale e miqësore mes dy kombeve e vendeve tona. Mirënjohës për mbështetjen dhe asistencën shumëdimensionale italiane“,- shkruan Presidenti Meta në rrjetin social Facebook.

Kreu i shtetit ndodhet në SHBA në sesionin e ri të OKB që filloi ditën e martë. Ai shoqërohet nga ministri jashtëm Ditmir Bushati, ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare si dhe nga stafi diplomatik i presidencës. Gjatë kësaj vizite, kreu i shtetit ka zhvilluar disa takime me homologë dhe kryeministra.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/1939116456134618

Presidenti Meta në Forumin Global të Biznesit, takon Mike Bloomberg

Kreu i shtetit Ilir Meta, në kuadër të vizitës që po zhvillon në SHBA, ka marrë pjesë sot në Forumin Global të Biznesit Bloomberg 2018.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar ku marrin pjesë drejtues shtetesh dhe investitorët më të fuqishëm në botë, presidenti Meta është takuar me Mike Bloomberg.

“I privilegjuar të takohem me Mike Bloomberg dhe marr pjesë në Forumin Global të Biznesit Bloomberg 2018 “BloombergGBF”. Biseda shumë interesante për partneritetin midis biznesit dhe qeverive, në dobi të zhvillimit dhe begatisë së vendeve”,- shkruan presidenti Meta në mesazhin e tij në rrjetet sociale.

Mike Bloomberg është investitorë, politikan dhe filantrop i njohur në arenën ndërkombëtare. Ai renditet si sipërmarrësi i 8 më i pasur në SHBA dhe i 11 në botë.

Presidenti Meta takohet me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II

Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Presidenti i Republikës,Ilir Meta u takua me Mbretin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve, si dhe theksoi rëndësinë që këto marrëdhënie të marrin një hov të ri në të ardhmen.

“Bashkëpunimi dypalësh, veçanërisht në fushën e sigurisë, por edhe interesi në rritje për të bashkëpunuar në aspektin ekonomik apo të shëndetësisë, janë fusha që duhet t’i nxisim e promovojmë më tej”, – nënvizoi Presidenti Meta.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi angazhimin dhe rolin shumë të rëndësishëm që Mbretit Abdullah II dhe Jordania luajnë për paqen dhe sigurinë në rajonin e Lindjes së Mesme.

Nga ana e tij, Mbreti Abdullah II e vlerësoi shumë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe me kënaqësi pranoi ftesën e Presidentit Meta për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri.

 

Shqipëri-Poloni, mbështetje për kandidaturat në Këshillin e Sigurisë në OKB

Kreu i shtetit Ilir Meta, u takua me Presidentin e Polonisë, Andrzej Duda. Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me marrëdhëniet shumë miqësore e të bashkëpunimit prej dekadash mes dy vendeve dhe nevojën e forcimit dhe intensifikimit të mëtejshëm të tyre në të ardhmen.

Në mënyrë të veçantë të dy Presidentët vlerësuan rritjen e interesit dhe të bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe numrin gjithnjë në rritje të turistëve polakë që vizitojnë Shqipërinë. Presidenti Meta, shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Polonia i jep procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Gjatë bisedës u vlerësuan dhe mbështetjet reciproke për kandidaturat e të dy vendeve në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Presidenti polak pranoi me kënaqësi ftesën e Presidentit Meta për një vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila do të forconte më tej marrëdhëniet midis dy.

Meta: Forcim i marrëdhënieve me Qipron

Në vijim të ndjekjes së punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës,  Ilir Meta, u takua me Presidentin e Republikës së Qipros, Nicos Anastasiades.

Presidenti Meta e falënderoi homologun qipriot për mbështetjen që ai personalisht dhe Qipro i japin çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjithashtu, Presidenti Meta nënvizoi interesin për t’i forcuar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve, veçanërisht në aspektin ekonomik dhe për t’u dhënë atyre më shumë rezultate substanciale.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, nënvizoi interesin për të bashkëpunuar ngushtë në kuadër të rajonit të euromesdheut dhe kontribuuar së bashku për forcimin e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.

Nga ana e tij, Presidenti Anastasiades, e siguroi Presidentin Meta për vijimin e mbështetjes së Shqipërisë në kuadër të BE-së, si dhe shprehu dëshirën për të shkëmbyer vizita në nivel Presidenti në dobi të forcimit të marrëdhënive mes dy vendeve.

Video/Takimi me presidentin e Qipros

https://www.facebook.com/kohajone/videos/503554216777856/

Gjatë vizitës në SHBA, presidenti Meta është takuar dhe me presidentin e Zimbabves, Emmerson Mnangagwa.

“Kënaqësi të takoj dhe të bisedoj shkurtimisht me Presidentin e Zimbabves, Emmerson Mnangagwa, mbi mundësinë e nxitjes së marrëdhënieve midis dy vendeve tona”,- shkruan kreu i shtetit në rrjetin social Facebook.

Vizita e kreut të shtetit në SHBA:

SHKARKO APP