“Open Balkan” mirëpritet edhe nga kryeministri i Hollandës

“Ballkani i Hapur” po gjen përherë e me shumë përkrahje te ndërkombëtarët. Edhe gjatë vizitës së fundit te Edi Ramës në Hollandë pati nota pozitive nga pala hollandeze për nismen “Open Balkan”.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte vlerësoi lidershipin e Edi Ramës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Ai u shpreh në konferencën e përbashkët për shtyp se nën udhëheqjen Ramës nisma e Ballkanit të Hapur ka ecur përpara. Kryeministri hollandez tha se e mbështet.

“Ne morëm ca kohë për të t’iu afruar idesë që Shqipëria dhe Maqedonia të hidhnin hapin tjetër që është logjik. Situata mes Shkupit dhe Sofjes nuk e ka bërë të mundur hapjen e bisedimeve faktike. Komuniteti i ri Europian është një ide e re.

Jemi të gjithë bashkë, që të kemi takimin e të gjitha vendeve në Europë me përjashtim të Rusisë dhe Bjellorusisë. Për nismën Ballkani i Hapur, gjithçka që mund të bëhet është pozitive, dhe Rama është një nga udhëheqësit më me përvojë në rajon.

Nën udhëheqjen e tij (Ramës) fakti që kjo nismë ka ecur përpara është pozitive. Ideja është për të ecur në një zonë të lirë tregtare dhe kjo do të ndihmojë kur të çelen kapitujt e negociatave dhe ndihmon për të siguruar që tensionet të mos bëhen të papërballueshme.

Po të shihni rajonin për momentin, drejtuesi më me përvojë që ka marrëdhënie të mirë me të gjithë është ky burri (Rama) që ka ditëlindjen sot” tha kryeministri hollandez, referuar Edi Ramës

SHKARKO APP