Opozita bllokon rrugët. Rama: Nuk ka taksë pa gjetur zgjidhje për kuksianët
Kryeministri Edi Rama duket se ka bërë një hap pas nga deklaratat e ashpra kundër Kukësit dhe protestuesve për taksën e Rrugës së Kombit.
Në fjalën e mbajtur në Kuvend, kryeministri ka deklaruar se pakënaqësia e kuksianeve për nivelin e taksës në Rrugën e Kombit është legjitime. Kryeministri, edhe pse në mënyrë jo të qartë, tha se mund të ketë një ulje të nivelit të taksës.
Ai deklaroi se me ministrin e Financave po rishikon mundësinë që të këtë më shumë lehtësira për banorët e zonave të Kukësit që e kanë të papërballueshme pagesën taksës për kalim.
“Nuk do fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme për atë zonë. Është një punë e vështirë pasi në këtë proces kemi përfshirë dhe ekspertë të huaj“,- tha Edi Rama.
Nga ana tjetër, ai shtoi se taksë për këtë rrugë duhet të ketë patjetër, pasi është e pamundur që një rrugë e tillë të mirëmbahet vetëm me buxhetin e shtetit.
Deklaratat e kryeministrit u bënë në momentin që opozita ka bllokuar 4 akse kryesore rrugore në të gjithë pikat nevralgjike të komunikimit të mjeteve, Veri, Jug, Lindje dhe Perëndim.
Rama deklaroi se do të donte që sot opozita të ishte në Kuvend për të diskutuar për çështjen e taksave dhe të shprehte shqetësimet e saj në mënyrë të ligjshme.
“Fatkeqësisht opozita nuk është këtu sepse nuk është e motivuar nga problemi i krijuar nga vendosja e kësaj pagese në perceptimin e banorëve të zonës së Kukësit, por është e motivuar për të shfrytëzuar këtë moment pakënaqësie legjitime të banorëve të zonës së Kukësit në funksion të halleve të ditura dhe të paditura të lidershipit të saj. Duke qenë se opozita nuk është këtu unë nuk do të merrem me pse-të dhe si-të e opozitës që e ka humbur rrugën dhe kërkon të tërheqë sa më shumë njerëz në rrugën e saj pa krye por do të merrem me atë që është detyra jonë e ditës. Shpjegimi me durim i çështjes që ka krijuar pakënaqësinë legjitime të banorëve të zonës së Kukësit”,- tha Kryeministri Edi Rama.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/806478022875070/
LAJME TË TJERA PËR PROTESTËN
VIDEO / 4 akse kombëtare bllokohen nga opozita
Bllokimi i autostradave nga opozita. Basha në Vorë, Kryemadhi në Elbasan
Fleckenstein, ‘kalë Troje’ për të shuar revoltën e Kukësit?!
LSI në protestë. Kryemadhi thirrje Ramës: Hiq taksën