Opozita bojkoton takimin e partive parlamentare për zgjidhjen e krizës

Kreu i LSI-së, Ilir Meta bën një lëvizje të papritur politike ditën e sotme duke thirrur në një takim të gjitha partitë parlamentare në Kryesinë e Kuvendit. Takimi ka nisur rreth 19:00.

Menjëherë kanë mbërritur të parët politikanë në zyrën e Metës ndërsa mbeten edhe 10 minuta nga fillimi zyrtar i takimit.

Në selinë e Kuvendit është futur Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla nga PS, Luan Rama nga LSI dhe Shpëtim Idrizi e Mesila Doda nga PDIU.

Mësohet se kryeministri Rama nuk do jetë i pranishëm pasi ndodhet në takim me votuesit për herë të parë në qytetin e Korçës.

I vetmi nga opozita që ka është parë të hyjë në Kryesinë e Kuvendit është kreu i PAA-së, Agron Duka. Aleati i Bashës ka dalë më herët nga takimi i opozitës së bashkuar dhe ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit. Por pasi ka qëndruar disa minuta brenda Kryesisë Duka është larguar nga takimi.

Basha dhe aleatët e tij ende nuk i janë përgjigjur kësaj ftese. Ata janë duke zhvilluar një takim në selinë e PD ku pritet të dalin edhe me vendimin nëse do i bashkohen apo jo tryezës së Metës me parlamentarët.

Në takim ka marrë pjesë dhe kreu i LIBRA, Ben Blushi.

SHKARKO APP