Opozita në mosbindje civile. Basha-Kryemadhi: Nuk ndalemi derisa Rama të heq taksat
Fronti opozitar bllokoi sot katër akset rrugore kryesore të vendit në shenjë proteste për rritjen e taksave dhe arrestimin e protestuesve në Kukës. Protesta është mbyllur pak pas orës 12 të mesditës. Qytetarë, deputetë dhe aktivistë të opozitës bllokuan rrethrrotullimin në Milot për Veriun, rrethrrotullimin e Bradasheshit për Juglindjen, rrethrrotullimin në Çermë për Jugun, në Vorë për Shqipërinë e Mesme dhe Tiranën.
Në krye të opozitës në këtë aksion të madh opozitar janë Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte me protestuesit në Vorë. Lulzim Basha foli nga Vora ku i është bashkuar qytetarëve në protestë duke bllokuar 4 akset kombëtare. Kreu i PD u shpreh se opozita do të jetë në krah të qytetarëve dhe kundër regjimit privat kriminal.
“Saimir Tahiri në kafe, kurse kuksianët janë në burg sot dhe e kuptoni që ky është një regjim privat kriminal. Është një bandë kriminale në pushtet dhe drejtësia e Edi Ramës është drejtësia që fut në burg popullin. Ndaj, sot jemi në krah të qytetarëve që kanë vendosur për mosbindje civile. Opozita do të jetë në krahë të qytetarëve, për çdo hap që do të hedhin. Ka arrestuar reformën në drejtësi ka arrestuar dhe politizuar Prokurorinë dhe gjykatat për të mbajtur popullin në burg dhe kriminelët e lirë. Në Europë nuk shkohet me qeveri që arreston popullin dhe liron kriminelët”, tha Basha.
Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila ndodhet në Elbasan deklaroi se Edi Rama duhet të heq taksat e larta për shqiptarët. “Rama të tërhiqet nga taksa e rrugës së Kombit. Ne kemi dalë sot të ndërgjegjësojmë Ramën. Teatri i kukullave që bën Rama në Kuvend është një teatër që fokusohet tek batutat e tij dhe nuk flet kurrë për varfërinë e shqiptarëve. Ne kemi paraqitur amendamente për taksat. Shqiptarët duhet të marrin sot fatet e tyre në dorë. Nuk ka demokraci me stabilitet të krimit”, është shprehur Kryemadhi.
Gjatë protestës nuk kanë munguar incidentet. Në Milot, deputetët e PD kanë pasur replika me forcat e policisë. Ndërkohë që pati dhe djegie gomash dhe incidente sporadike në Elbasan dhe në Milot.
Protesta e sotme ka krijuar panik në Qeveri, e cila ishte e vendosur të mos lejonte asnjë për të bllokuar rrugët, duke përdorur policinë.
Edhe pse kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend për shtyrje të pagesës së tarifës, opozita nuk tërhiqet nga kërkesat e saj. Edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i përgjigjet në Facebook me katër kërkesat:
“Asnje kompromis me qeverine dhe asnje hap prapa!!!
Qytetaret nuk mund te lejojne tu pihet gjaku dhe kerkojne
1.heqjen e takses se rruges se kombit.
2.Heqjen e TVSH per biznesin e vogel.
3.anullimin e shteses se tarifes per ujin e pijshem dhe takses se prones.
4.Anullimin e vendimit per heqjen e ndihmes ekonomike per mijra e mijra familje te varfera”, shkruan Vasili.
VIDEO/PAMJE NGA PROTESTA E OPOZITËS NË GJITHË VENDIN
https://www.facebook.com/kohajone/videos/806478022875070/
Basha: Të largohen protestuesit e arrestuar
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka marrë fjalën mes protestuesve në kryqëzimin e Vorës, duke i përgëzuar së pari për pjesëmarrjen në ditën e parë të Mosbindjes Civile.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1840360466015126/
LAJME TË TJERA PËR PROTESTËN
VIDEO / 4 akse kombëtare bllokohen nga opozita
Bllokimi i autostradave nga opozita. Basha në Vorë, Kryemadhi në Elbasan
Fleckenstein, ‘kalë Troje’ për të shuar revoltën e Kukësit?!
LSI në protestë. Kryemadhi thirrje Ramës: Hiq taksën
Në Elbasan protestuesit djegin gomat
Gjesti i rrallë i protestuesve në Elbasan