Opozita vendos: Protestë me 27 Janar para zyrës së kryeministrit Edi Rama

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zyrtarizuar sot datën e protestës së madhe opozitare. Tubimi i parë i madh i frontit opozitar do të mbahet të shtunën e 27 Janarit. Burime nga mbledhja e PD-së thanë për “Koha Jonë” se është rënë dakord që protesta të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në orën 12:00, para zyrës së Kryeministrit Edi Rama. Opozita do të kërkojë largimin e kreut të qeverisë dhe synohet që më 27 Janar të jetë një nga protestat më masive, por jo e vetmja. Në mbledhjen e grupit të PD dhe në diskutimet me aleatët është rënë dakord që protestat të jenë pa afat duke mos përcaktuar mbarimin e tyre.

Detajet sesi do të zhvillohet ky tubim masiv i opozitës pritet të saktësohen në ditët në vijim, pas koordinimit të forcave opozitare. Nga partitë opozitare PD dhe LSI kanë nisur që dje organizimin e aktivistëve dhe anëtarëve të partisë për pjesëmarrje sa më të madhe në protestë.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me drejtuesit e të gjitha degëve të partisë në rrethe. Takimi me drejtuesit e LSI-së ishte për të organizuar protestën e madhe të fundit të janarit. Kryemadhi ka bërë thirrje që të gjitha strukturat të ngrihen në këmbë kundër kryeministrit të drogës. ‘Të gjithë strukturat e LSI-së të jenë në këmbë kundër kryeministrit të drogës dhe varfërisë. Organizim kapilar i LSI-së për rezistencë pa kompromis ndaj banditizmit qeveritar’, thanë burimet nga LSI.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me tone të ashpra, Kryemadhi ka bërë apel për rezistencë ndaj rilindjes, që sipas saj, është e kapur nga krimi dhe mafia. “Rezistencë në të gjitha frontet në çdo familje dhe në çdo shesh. Fronti i gjerë kombëtar opozitar përballë rilindjes se vetmuar te lidhur me krimin”, ka qenë porosia që Monika Kryemadhi ka dhënë për kryetarët e LSI-së në rrethe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryemadhi ka porositur drejtuesit e LSI-së që të orientojnë njerëzit se këto protesta nuk janë për të marrë pushtetin dhe për të zëvendësuar keqqeverisjen, por për t’i dhënë fund një pushteti kriminale dhe bandites.

Po ashtu dhe kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur takimet me strukturat dhe drejtuesit e PD-së në rrethe për të organizuar nisjen e protestave më të mëdha në vend.

Drejtuesit opozitarë premtojnë një protestë të fortë. Vendi i zgjedhur, përballë zyrës së Edi Ramës duket se do të jetë një tubim masiv ku opozita do të tregojë forcën e saj protestuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?