Paloka: Ka nisur “tik-taku” për Gjiknurin. Përgjigjet ministri: Nuk merrem me çdo qen….!

Edi Paloka ka dy ditë që flet dhe shkruan në facebook se “ka nisur tik-taku për ministrin Gjiknuri”. Dje Paloka tha se “Damian Gjiknuri, ke dhe ti dosjet e tua prej muajsh për lidhjet e tua me drogen dhe krimin e organizuar. Gjithçka është e dokumentuar, ta dish se nuk të shpëtojnë dot për shumë gjatë Rama-Marku-Xhafa-Prela. Merr masa mos të vjedhin edhe shtëpinë e tezes ose ndokujt tjetër. Tik tak tik tak Damian…”.

Sot prapë Edi Paloka shkroi edhe këtë fragment:Nuk dihet a është subkoshienca që i flet, por sot Gjiknuri e ka renditur veten vullnetarisht pas Tahirit dhe Xhafajt . 
Gjatë “llogaridhënies” në Selenicë , Gjiknuri është shprehur : “Tahiri , Xhafaj dhe unë sulmohemi si njerëz me peshë në PS…”
Tashmë dihet që Saimir Tahiri është i kapur nga antimafia italiane me Habilajt. Fatmir Xhafaj i kapur prej drejtësisë italiane dhe jo vetëm, me Agron Xhafajn.
Po Gjiknuri ?
Tik-tak…Tik-tak”.

Kaq shkruan Edi Paloka duke nënkuptuar se do të dalin materiale komprementuese kundër ministrit Damian Gjiknuri.

Nuk ka vonuar dhe është kundërpërgjigjur për “Koha Jone” ministri Gjiknuri. Ai tha shkurt se “Çurçilli (kryeministri britanik) thoshte se nëse merrem me çdo qen (nënkupto: Palokën) që leh rrugës, nuk shkon dot në destinacion”. Ndaj nuk kam kohë të merrem me Palokën!

SHKARKO APP