Pamje të pistës së aeroportit ndërkombëtar të Vlorës
Shqipëria do të ketë shumë shpejt tre aeroporte ndërkombëtare. Rinasi, Kukësi dhe Vlora do të jenë portat e Shqipërisë drejt Europës. Dy të parët janë funksionalë, kurse i Vlorës do të jetë në punë në pak muaj.
Aeroporti i Vlorës, siç duket edhe në këtë foto, ka filluar punën. Siç shikohet dy pistat e para po konturohen.
Shqipëria ka të vetmin biznes fitimprurës masiv, turizimin. E në këtë drejtim duhet investuar edhe më tepër.
Qeveria ka premtuar edhe dy aeroporte të tjera të vogla, në Korçë dhe Gjirokastër. Ndërkohë një aeroport ushtarak modern po ndërtohet nga NATO në Kuçovë, çka e bën Shqipërinë në pak vite një vend turistik dhe me mbrojtje të NATO-s.