Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 11:23 Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën! Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Panariti: Opozita dhe qytetarët do bëjnë çdo gjë që të ndalojnë zhvillimin e zgjedhjeve të deformuara

Panariti: Opozita dhe qytetarët do bëjnë çdo gjë që të ndalojnë zhvillimin e zgjedhjeve të deformuara

Intervista
E premte, 14 Gusht 2020 01:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Nuk besoj se opozita do të lejojë që të “kalcifikohet” kjo masakër e proceseve zgjedhore dhe e së drejtës së përfaqësimit për t’i dhënë fitore në tavoline pushtetit monist. Aksioni opozitar i mos bindjes dhe mos nënshtrimit ndaj antikushtetutshmerise dhe mbrojtjes së të drejtave, mbetet e vetmja rrugë”   

Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti deklaron se opozita i ka ezauruar të gjitha mundësitë e dialogut me qeverinë për ndryshimet Kushtetuese dhe reformën zgjedhore.  pas këtyre hapave të qeverisë, Panarit shprehet se rruga e vetme e opozitës është “aksioni opozitar i mos bindjes dhe mos nënshtrimit ndaj antikushtetutshmerise dhe mbrojtjes së të drejtave”. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Panariti shprehet se “se opozita do të lejojë që të “kalcifikohet” kjo masakër e proceseve zgjedhore dhe e së drejtës së përfaqësimit për t’i dhënë fitore në tavoline pushtetit monist”. Ish-ministri komenton dhe situatën ekonomike në vend duke u shprehet se borxhet e fshehura dhe keqqeverisja me financat, po e çon Shqipërinë drejtë skenarit grek.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

21 Tetor 2026, 07:40
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Pandemia e koronavusit vijon të jetë një kërcënim serioz për qytetarët. Si e ka menaxhuar qeveria situatën deri më tani dhe çfarë duhet bërë që në dimër të mos kemi një tjetër mbyllje në karantinë të vendit?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për fat të keq me trendin aktual rrites ditore me rreth 3 perqind çdo ditë të rasteve të infektuara me covid-19 dhe të shtruara në spitale, pritet që shumë shpejt deri në fund të shtatorit të kemi rreth 500 vetë të shtruar në spitale, që është rreth dy herë më shumë se sa mund të mbajnë dy sptalet tona QSUT dhe Sanatorium.

Kjo do të thotë që nëse nuk i dyfishojmë urgjentisht kapacitetet spitalore me 500 shtreter deri në fillim të shtatorit, sistemi do të futet në kolaps. Ndërsa në fund të vjeshtës, fillim dimri duhen të paktën 2000 shtretër për pacientet covid . Së bashku me identifikimin dhe  izolimin e rasteve pozitive , vetëm kjo do ta shpetonte vendin nga mbyllja e detyruar.

Përndryshe do t’i rikthehemi serish metodave mesjetare të kontrollit të infeksionit siç është mbyllja, shoqëruar me show butaforik të mjeteve të blinduara dhe të forcave të armatosura në rrugë. Kjo metodë duket se preferohet nga qeveria sepse është rast i artë për të shkelur liritë dhe të drejtat dhe për të qeverisur me dekrete dhe ligje antikushtetuese, siç u provua me shembjen e teatrit dhe shumë akte të tjera gjatë mbylljes së sforcuar.

Por rikthimi te mbyllja do të ishte një dështim i pastër, pasoja e keq menaxhimit dhe abuzimit.

Veç pandemisë, Shqipëria po kalon një krizë të rëndë politike. Në kushtet kur qeveria nuk pranon dialog dhe bën gjithçka për minimin e konsensusit, cili do të jetë aksioni i opozitës?

Së pari, opozita në mënyrë dinjitoze i  “ezauroi” me durim dhe këmbëngulje të gjitha shtigjet e dialogut, si dhe të gjitha instrumentet ligjore dhe demokratike për të kundërshtuar, ndryshimet jo kushtetuese të kushtetutës.  Ajo po kundërshton me forcë edhe ligjin e  “Salamandrës” së rajoneve për përfitime të pastra zgjedhore nga partia në pushtet.

Nuk besoj se opozita do të lejojë që të “kalcifikohet” kjo masakër e proceseve zgjedhore dhe e së drejtës së përfaqësimit për t’i dhënë fitore në tavoline pushtetit monist. Aksioni opozitar i mos bindjes dhe mos nënshtrimit ndaj antikushtetutshmerise dhe mbrojtjes së të drejtave, mbetet e vetmja rrugë.

 

Nga pikëpamja afatgjatë, me rrënimin e financave të shtetit dhe degradimin e institucioneve, duket se rilindja po lë pas “tokë të djegur”. Si do të realizojë premtimet opozita kur praktikisht buxheti do shkojë për të shlyer borxhin publik ose për pagesën e koncesioneve?

Si Specialist  Bujqësie kam mësuar se një “toke e djegur” para se të mbillet dhe kultivohet duhet pluguar dhe përmbysur shumë thellë.

Unë besoj se ne me financat tona, po shkojmë drejt skenarit grek, i cili kaloi në dy faza. Me ardhjen në pushtet opozita duhet të bëjë transparent borxhin  real publik, duke llogaritur përfshirë dhe futur në fatura dhe borxhet e fshehura të koncensioneve, faturave të papaguara të TVSH, punëve publike etj, të cilat e çojnë detyrimin faktik sa afersisht 100 perqind e prodhimit bruto. Nxjerrjen e përgjegjësive dhe të fajtorëve dhe sa dhe si janë dëmtuar dhe dëmtohen qytetarët në portofolet e tyre nga ky borxh ekstravagant dhe abuziv.  Më pas ristrukturim të kësaj grope të zezë të financave, me ndërhyrje energjike, por të kujdesshme në bashkëpunim me kreditorët ndërkombëtarë dhe ata vendas.

Ndryshimet e njëanshme Kushtetuese kaluan në Kuvend nga qeveria megjithë kundërshtimin e opozitës reale të vendit dhe një pjesë të ndërkombëtarëve. Që pas 30 korrikut opozita nuk ka ndonjë reagim konkret lidhur me këtë çështje. Kjo do të thotë që opozita reale do të hyjë në zgjedhje me “rregullat e lojës” që ka caktuar Edi Rama?

Opozita do të përpiqet me të gjitha mënyrat dhe kam besim që do t’ja dalë  të “pengojë” organizim të zgjedhjeve të deformuara dhe jo përfaqësuese. Ajo do të ndalë me fuqinë e saj dhe mbeshtetjen e popullit , “fabrikimin” e procesit zgjedhor me teknologjinë e pushtetit . Sepse zgjedhjet e lira dhe përfaqësuese e nxjerrin atë sipas të gjitha sondazheve fituese bindëse të votës popullore.

Në Mesdhe prej disa javësh ka zhvillime të rëndësishme për përcaktimin e kufijve detarë mes shteteve. Ndërkohë Shqipëria ka një çështje pezull me Greqinë, e cila ende nuk duket drejt zgjidhjes. Si e vlerësoni qëndrimin e qeverisë “Rama” ndaj kësaj mosmarrëveshje me Greqinë dhe cila duhet të ishte zgjidhja më e pranueshme për shtetin tonë?

Shqipëria dhe Greqia, janë të interesuara dhe besoj së kanë vullnetin për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme për zonat ekskluzive, ekonomike dhe detare. Me përfitim të ndërsjelltë. Ndofta metodologjia e ndjekur në delimitimin e këtyre zonave midis Greqisë dhe Egjiptit mund të ishte një precedent për ta rimarrë procesin. Opozita do të jetë ajo që do të punojë për arritjen sa më parë të kësaj marrëveshje sapo të vijë në pushtet, sepse ndryshe nga premtimet duket qartazi qeveria as që ka ndërmend që ti “fryjë” kësaj patateje të nxehtë, të cilën e përdori sa mundi për përfitime politike.  Intervistoi: Mili Xhani

Etiketat e lidhura

edi ramaedmond panaritiPSqeveriazgjedhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 45 minutash

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE
Para 57 minutash

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 1 ore

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 1 ore

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.