Pandeli Majko: Më 1 janar nuk do ketë më kufi me Kosovën. Jemi Një!
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka deklaruar në Kosovë së nga 1 janari vitit 2019 nuk do të ekzistojë më kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në një takim jo zyrtar që ka zhvilluar me drejtuesit e shtetit të Kosovës dhe me qytetarë të Kosovës në Skënderaj, ish-kryeministri Majko deklaroi se heqja e kufijve mes dy vendeve është një projekt i kryeministrit Edi Rama.
Majko theksoi se kryeministri shqiptar, Edi Rama, e ka marrë vendimin në fjalë dhe nga 1 janari nuk do të ketë kufi mes dy shteteve.
“Duhet të hapim kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri na tha që e ka marrë vendimin, më datën 1 janar fillon lëvizja e lirë midis Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Majko mbrëmë në takimin në Skënderaj.
Në takimin e zhvilluar në qytetin e Kosovës ishin të pranishëm presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Mediat në Kosovë raportojnë se asnjë prej zyrtarëve të lartë të Prishtinës nuk e ka komentuar këtë deklaratë. Heqja e kufijve mes dy vendeve është një kërkesë e hershme e Prishtinës dhe Tiranës, por një hap i tillë nuk është sugjeruar nga ndërkombëtarët. Shqipëria dhe Tirana thonë se me këtë vendim lehtësojnë lëvizjen e lirë mes qytetarëve dhe zhvillimin e ekonomik. Por në mjaft qarqe të vendeve të rajonit, një projekt i tillë shihet si bashkim mes dy vendeve.
Serbia është shteti që e ka cilësuar një idetë të tillë si pjesë të planit për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
Ende pa arritur deklarata e Pandeli Majkos në Tiranë, në Beograd kanë nisur reagimi. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka thënë se deklarata e ministrit shqiptar të Diasporës Pandeli Majko është joserioze, e papërgjegjshme dhe se shërben vetëm për shtim të përkeqësimit të marrëdhënieve në rajon. “Enver Hoxha ka vdekur e nga Shqipëria e Madhe nuk ka dhe nuk do të ketë asgjë. Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kufij, ekziston vetëm kufiri ndërmjet Serbisë e Shqipërisë me gjatësi 111 kilometra”,- citon të këtë thënë Gjuriç agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.
Përfaqësuesi i qeverisë serbe thotë se “sipas Rezolutës 1244 ne jemi ata që kemi të drejtë t’i shfrytëzojmë kalimet kufitare te Qafa e Prushit dhe në Vërmicë dhe atje të kemi personelin tonë. Por për këtë askush në bashkësinë ndërkombëtare nuk shqetësohet e nuk shqetësohet as për deklarata të tilla kërcënuese që çdo ditë vijnë nga përfaqësues të ndryshëm”,- ka thënë Gjuriç.
Thënia e ministrit Majko, e dirigjuar nga kryeministri Rama, u bë për të tërhequr vëmëndjen ndërkombëtare dhe rritur intervistat e Edi Ramës në mediat botërore. Synimi për të larguar vëzhgimin e huaj për Vettigun, të cilin duket se PS-ja ka dirigjimin, për të spostuar kritikat për krimin e organizuar dhe mafien e drogës si dhe një mori çështjesh të tjera në Shqipëri.
Me pak fjalë kjo lojë i intereson kryeministrit shqiptar që t’ju thotë BE dhe SHBA, më lini rehat se çfarë bëj unë me Shqipërinë këtu brenda, nëse nuk doni ta ndez Rajonin si fjala vjen kufiri, etj etj veprime dinake.