Pandemia rrudh telefonatat: Shqiptarët përdorin më shumë internetin përmes Wifi

Pandemia Covid-19 i ka detyruar qytetarët shqiptarë të kursehen edhe në drejtim të telefonatave dhe përdorimit të internetit.

Sipas të dhënave zyrtare të AKEP, gjatë periudhës Prill-Qershor 2020, numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM ra me 2.9% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 9.6% në krahasim me T2 2019.

Po ashtu, rënie ka pësuar edhe numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë kësaj periudhe i cili arriti në 2.26 milionë apo 8.6% për qind më pak se Janar-Mars 2020 dhe rënie me 7.8% më pak në krahasim me Prill-Qershor 2019.

Nga ana tjetër, duket se shqiptarët nuk kanë përdorur shumë internetin me pagesë nga telefonat e tyre, por kanë shfrytëzuar rrjetet fikse wifi. Kështu, sipas të dhënave të AKEP numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare në tremujorin e dytë 2020 ishte rreth 1.5 milionë që përbën një rënie me 9.9% me tremujoin e mëparshëm, dhe një rënie me 10.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të tre operatorët që ofrojnë shërbimin e telefoninsë celulare, referojnë si arsye kryesore të rënies së treguesve efektet e pandimisë së shkaktuar nga Covid -19, të cilat sipas tyre, kanë sjellë: Reduktim të konsumit të njësive të paketave bundle gjatë mbylljes nga data 1 Mars 2020 deri në fillim të muajit Qershor; Reduktim të numrit/pagesave të paketave standarde të riaktivizuara; Uljen e numrit të turistëve dhe emigrantëve për shkak të vështirësive të transportit ndërkombëtar; Rritje të përdorimit të broadband fiks (wIFI) duke zëvendësuar në këtë mënyrë përdorimin e internetit nga shërbimet celulare.(scan)

SHKARKO APP