Papa Francesku shkel protokollin qindravjeçar të Vatikanit, shkon në ambasadën ruse
Nuk kishte ndodhur në historinë e Papatit me qindra vjet kjo që ka ndodhur sot.
Papa Françesku shkoi këtë të premte në ambasadën ruse në Selinë e Shenjtë.
I pari i kishës katolike ishte për t’i përcjellë ambasadorit të Moskës shqetësimin e tij për pushtimin rus të Ukrainës.
Matteo Bruni, zëdhënësi i Vatikanit, theksoi se Papa ishte 30 minuta në ambasadë.
“Ai shkoi për të shprehur shqetësimin e tij për luftën”, tha Bruni për Reuters.
Ambasadorët e huaj pranë shtetit të Vatikanit thirren nga Sekretari i Shtetit i Vatikanit ose takohen me Papën në Pallatin Apostolik. Por asnjëherë nuk kishte ndodhur që Papa të shkojë në një ambasadë.
Kjo tregon shqetsimin e madh të Papa Franceskut për atë që po ndodh në Ukrainë.
KOHA JONË SONDAZH

