Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:35 Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan pas një alarmi për bombë të dërguar me email, njoftoi ministri i arsimit Giuseppe Valditara, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Paralajmërimi i gazetarit Klodian Tomorri: Milot-Fier, po vjen afera e radhës

Paralajmërimi i gazetarit Klodian Tomorri: Milot-Fier, po vjen afera e radhës

Kryesore
E martë, 30 Qershor 2020 13:41
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Klodian Tomorri 

Projekti i rrugës Milot-Fier është “gjylja e fundit” e premtimeve bombastike në infrastrukturë pas ëndrrave 3D të tuneleve, që nuk u dihet akoma kostoja financiare e mjedisore dhe atyre për hidrocentralin madhështor të Skavicës.

Ky i fundit madje riciklohet nga çdo qeveri një herë në 4 vjet, ndonëse askush nuk i hyn llogarive ekonomike e mjedisore të projektit, i cili edhe në kohën e diktaturës e bënte udhëheqësin fuqiplotë të djersitej nga ideja e përmbytjes masive dhe shpërnguljes së gjithë banorëve në zonën më pjellore të Dibrës.

Ambalazhimi dhe marketimi i ëndrrave infrastrukturore në periudhën e depresionit më të madh ekonomik duket se u shërben promovuesve për të fshehur dështimet spektakolare të viteve të fundit. Ky dështim është i qartë kudo, madje edhe te projektet me financim të siguruar e që u filluan me aq zell nga qeveria dy-tre vite më parë. Rruga Delvinë-Kardhiq, hekurudha Tiranë-Durrës apo unaza e kryeqytetit nxjerrin në pah jo vetëm paaftësinë manaxhuese të proceseve por edhe dalldinë korruptive të “qenve të oborrit që kanë dalë nga zinxhirët” dhe luftojnë për çdo kockë të fundit të thesarit të gjymtuar publik.

Por le të kthehemi te Gjylja e fundit Milot-Fier, që sipas ministres së Infrastrukturës do të jetë një investim i ngjashëm me gazsjellësin TAP. Në fakt këtu historia bëhet sa komike aq edhe obskure e korruptive, sidomos e thënë shkarazi gjatë inaugurimit të Bypasit te Fierit, një tjetër dëshmi e gjallë e dështimit të një projekti të filluar nga qeveria e Sali Berishës dhe që u zgjidh vetëm në mandatin e dytë të Edi Ramës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Komike sepse në çdo dalje publike Edi Rama dhe Belinda Balluku shpikin nga një projekt të ri madhor në infrastrukturë, por për asnjë prej tyre nuk ka nga pas ndonjë strategji apo dokument zyrtar mbështetës. Njëherë u trumbetua koncesioni për rrugën Tiranë-Durrës, më pas u shpik Thumanë-Rrogozhinë, që rrugës u tenderua si Thumanë-Kashar dhe pastaj u anulua për t’u bërë prapë Thumanë-Rrogozhinë. Por saga qesharake nuk përfundon këtu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në një dalje publike vetë ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se kishte anuluar koncesionet e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, pasi do të behej segmenti i Korridorit Blu. Më pas rezultoi që asnjë nga këto kontrata nuk është anuluar, por thjesht u janë hequr fondet për këtë vit. Ndërsa Thumanë-Kashar- Rrogozhinë së fundmi është zëvëndësuar nga varianti Milot-Rrogozhinë-Fier me koncesion dhe me pagesë.

Mund t'ju interesojë

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Para 21 minutash
Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive

Para 1 ore
Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

Para 1 ore

Një qeveri, e cila në në një vit të vetëm shpik dhe ndryshon 6 projekte strategjike në rastin më të mirë është strategjikisht qesharake. Në rastin më të keq, i ndryshon prioritetet strategjike të vendit sipas parimit kush ofron bakshishin më të lartë. Me sa duket në këtë rast janë të dyja, fundja korrupsioni të bën edhe qesharak.

Nëse kërkon projekt, dokument apo strategji se si u përcaktua gjylja e radhës Milot-Fier, të gjithë ngrenë supet dhe sytë duke thënë “e di ai Lart”. Kur kërkon informacion se kush është grupi i punës që po merret me këtë proces siç kërkon ligji i partneritetit publik privat, pra komiteti i ekspertëve nga ministria e financave dhe ajo e infrastrukturës, që duhet të përgatisin studimin e fizibilitetit dhe vlerësimin leverdisshmërisë ekonomike askush nuk e di por të gjithë presin t’ua sjellë të gatshme privati.

Në ministrinë e Infrastrukturës ka kohë, që flitet se një kompani greke po merret me këtë projekt duke ndryshuar mendje sa herë llogaritë nuk i dalin ashtu siç ndryshojnë dhe deklaratat ministrore që siç duket ndjekin oreksin e privatit të interesuar. Ky projekt, i cili mendohet se do të shkojë mbi 1 miliard dollarë si rregull duhet të përgatitet me shumë kujdes pasi implikimet buxhetore janë të konsiderueshme dhe në kuadër të ndryshimeve ligjore, që nuk lejojnë me projekte me propozime të pakërkuara shteti duhet të ishte lideri i këtij procesi. Teksa dëgjon deklaratat e ministres se me këtë çështje po merret një grup ekspertësh dhe se shumë shpejt do të hapet gara, mendon që gjithçka ka përfundur dhe është gati.

Por në ministri të gjithë ngrenë supet. Asnjë studim nuk është përgatitur, askush nuk e di koston e projektit, askush nuk ka bërë llogari të besueshme të trafikut potencial dhe si rrjedhim garancitë financiare që do të paguajë nëse buxheti i shtetit dhe qytetarët shqiptarë. Të gjitha këto të bëjnë të mendosh se një tjetër aferë e kobshme po përgatitet, ku një kompani e huaj punon për llogari të saj, përcakton shifrat sipas interest të saj, madje duke bërë dhe studimin e trafikut dhe kostove, në kundërshtim të plotë më ligjit dhe në konflikt të pastër interesi.

Shkurt askush nga ekspertët dhe zyrtarët e ngarkuar të ministrisë nuk di asgjë. Projektin dhe studimin e fizibiltetit do ua sjellin të gatshëm për të vënë firmat dhe bashkë me të dhe haraçin që do të paguajë buxheti i shtetit dhe taksapaguesit shqiptarë. Ky është një film i përsëritur, të cilin shqiptarët e kanë parë njëherë me projektet e inceneratorëve, ku gjithçka u përgatit nga privati në mënyrë obskure dhe korruptive.

Tashmë taksapaguesit po paguajnë faturat e panumërta të aferës korruptive, ndërsa në ministrinë e Infrastrukturës dhe atë të Financave askush nuk di të thotë se sa do të shkojë kosto përfundimtare, që do të paguajë buxheti i shtetit për inceneratoret. Por tani po vjen gjylja korruptive e radhës, Milot-Fier.

Etiketat e lidhura

Klodian Tomorri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 7 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 15 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 16 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 20 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.