Studentët refuzojnë Kryeministrin Rama: Nesër protestë masive (VIDEO)
Reagimi i kryeministrit Edi Rama, për gati dy orë në një video selfie në Facebook, në vend të tu jepte zgjidhje kërkesave të studentëve i ka bërë ata më të vendosur për të mos hequr dorë nga protestë. Të gjithë grupet dhe organziatat që drejtojnë protestën e studentëve kanë qenë në një zë lidhur me përgjigjen ndaj kryeministrit Edi Rama. Ata deklarojnë se protesta do të vijojë deri në plotësimin e gjithë kërkesave që i kanë dorëzuar zyrtarisht ministrisë së Arsimit dhe qeverisë.
Studentët refuzuan takimin me kryeministrin duke theksuar se nuk do të ketë negociata pa u plotësuar kushtet e tyre. Protestës së sotme ju janë bashkuar edhe qytetarë ndërkohë që disa prej studentëve paralajmëruar se në ditët në vijim do të ketë një përshkallëzim të aksionit të tyre nëse nuk plotësohen kushtet. Ata u shprehën se ditën e nesërme pritet të ketë një protestë masive ndërsa afati i fundit për të pritur reagimin e ministrisë së Arsimit është pasditja e së martës.
Një prej opsioneve i cili është artikuluar nga studentët, por që nuk ka ende një vendim përfundimtar, është ai i nisjes së një greve.
Lidhur me reagimin e kryeministrit, një pjesë e studentëve e kanë cilësuar si fyes dhe si një shenjë se kreu i qeverisë ende nuk po e kupton situatën në të cilën e ka futur vendin, pas nisjes së protestave.
“Na thonë duhet të ngreni grupe pune, përse na duhet grupet e punës kur ne kemi ngritur demokracinë këtu mes nesh, ku të gjithë ne kemi të drejtën e fjalës. Ky këtu është sheshi i burrave. Nuk ka negociata po do të flasë të vi këtu në sheshin e burrave. Nesër, bojkot kombëtar të gjithë në shesh”,- deklaruan studentët në sheshin e protestës pas përgjigjes së kryeministrit Edi Rama.
“Zoti kryeministër në kërkojmë kushte, ti na thua negociata. Ne kërkojmë banjo në konvik, çfarë do na japësh ti, gjysëm banjo…”,- tha një prej studentëve duke ironizuar deklaratat e kreut të qeverisë.
Ndërsa lidhur me kërkesat e tyre dhe përgjigjen e Edi Ramës, një pjesë e studentëve thanë se kryeministri i oligarkëve nuk mund të kuptojë arsyet e vërteta që kanë nxjerrë sot në shesh gjithë rininë e kombit. “Qeveria flet me vendime dhe jo me pallarva”.
Gjatë ditës së sotme numri i pjesëmarrësve në protestë ka qenë më i madh sesa ai i ditëve të tjera. Pritet që nëse studentët, të mbështetur dhe nga gjimnazistët dhe gjithë qytetarët e tjerë të zhvillojnë një protestë më madhështore.
VIDEO/Komunikimi i Edi Ramës në Facebook për studentët
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/312087776181603/
VIDEO/Pamje nga protestat e studentëve para Ministrisë
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1184607798368301/
Dita e gjashtë e protestës, lexoni çfarë ndodhi sot…
- Studentët: Bashkoni me ne, mos rrini në kafene
- Rama për protestuesit: S’doni dialog, rrini! Nuk pranoj Ultimatume
- Studentët letër Ramës, Ruçit e Nikollës: Kërkesat tona të panegociueshme
- PD: S’e kapi Rektoratin me Shullazin, Rama po mashtron studentët
- PS, tentativa për të shuar protestën, publikohen pikat e propagandës anti-studentë
- Pedagogia ulet kembëkryq me studentët: Ku janë rektorët?
FOTOT më pikante nga protesta e studentëve