Parashikimi drastik, Nju Jorku po fundoset nga pak e përditë nga pesha e godinave të larta!
Eshtë thënë se New Yorku do të përmbytet në dekadat e mëvonshme nga ngrohja globale, ku niveli i ujit të detit po vjen duke u rritur. Niveli i detit është rritur më shumë se dy herë më shpejt se norma globale – dhe parashikohet të rritet midis 8 inç dhe 30 inç deri në vitin 2050.
Por tani një studim tjetër ka alarmuar New York-un. Qyteti i Nju Jorkut po fundoset nën peshën kolektive të të gjitha ndërtesave të tij.
Punimi i botuar në revistën Earth’s Future synon të tregojë se si ndërtesat e larta në zonat bregdetare, buzë lumenjve ose liqeneve nga supërpesha e tyre në raport me truallin mund të kontribuojnë në fundosje të lehtë. Por në dekada mund të thellohet ulja e tyre dhe rritja e ujit. Sidomos në zona të caktuara si New Yorku peshat e rënda të hekurit dhe betonit po ndikojnë në fundosjen e ngadaltë dhe të pakuptueshme nga syri ditor.
Studiuesit llogaritën masën e 1084954 ndërtesave që ekzistonin në pesë lagjet e qytetit të Nju Jorkut në atë kohë, duke arritur në përfundimin se ato peshonin rreth 1.68 trilion paund (762 miliardë kilogramë) – ekuivalente me afërsisht 1.9 milionë Boeing 747-40 të ngarkuar plotësisht.