Parashikimi për protestën: Mbi 100 mijë veta para Kryeministrisë
Protesta që nis nesër në orën 120:00 para Kryeministrisë pritet të jetë më e madhja që opozita ka zhvilluar vitet e fundit. Burime nga Fronti Opozitar thonë se pritet që në protestë të jenë më shumë se 100 mijë qytetarë.
Organizimi i degëve të partive ka nisur që para një muaji. Peshën kryesore të protestës do ta kenë degët e partive opozitare në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Elbasan. Ndërkohë që edhe qytete si Lezha, Vlora, Fieri, Korça, Gjirokastra, Saranda, etj, do të sjellë në protestë një numër të konsiderueshëm. Llogaritet që opozita të thërrasë në tubim gjithë njerëzit e angazhuar pranë saj.
Por burime nga Fronti Opozitar thonë se protesta nuk do të jetë masive për shkak të partive, por për shkak të qytetarëve. Të dhënat e para flasin se pavarësisht angazhimit të strukturave të partive, pjesëmarrja më e madhe do të jetë e qytetarëve dhe njerëzve që nuk janë të angazhuar politikisht. Për këtë arsye protesta është fokusuar te problemet ekonomike, droga dhe krimi dhe jo të çështjet politike të opozitës. Motivi i kësaj proteste do të jetë ekonomia dhe opozita thotë se qytetarët do të jenë në shesh për të shprehur pakënaqësinë e tyre.
Aleatët e opozitës u mblodhën sot në selinë PD ku përcaktuan dhe detajet e fundit të tubimit. Lulzim m Basha dhe Monika Kryemadhi deklaruan se protesta do të jetë masive dhe dhanë garanci se synimi i protestës është paqësor.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ftoi të gjithë shqiptarët të bashkohen në protestën e nesërme. Ai dhe një mesazh simbolik për natyrën paqësore të protestës, teksa deklaroi se ai do të jetë në miting së bashku dhe me familjen. “Nuk do të jetë luftë as spektakël por protestë madhështore. Do të shpallë që shumica e popullsisë nuk pranojnë bandidëve në qeveri. Dita e nesërme është dita e shpalljes së bashkimit më të madh të shqiptarëve”,- tha Basha.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se protestuesit do t’u shmangen provokimeve. “Edi Rama ka frikë. Nuk ka për të pasur asnjë dhunë e vetmja dhunë është provokatorët e Edi Ramës dhe ne do të marrim masa për të mos qenë pre e punonjësve civilë të policisë së shtetit”,- tha Kryemadhi.
DEKLARATAT E KREREVE TE OPOZITES
https://www.facebook.com/kohajone/videos/771926746330198/
Skenar dhune? Kryemadhi shuan zërat: Ejani në protestë me fëmijët
Detaje nga protesta nesër, në 12:00
Basha flet pas takimit me aleatët: Nesër pjesëmarrje rekord
Sekretari organizativ i PD: Protesta vazhdon edhe pas 27 janarit
Ministria e Brendshme: Protesta do monitorohet nga ekspertë të huaj
Ministria e Brendshme ka reaguar sot lidhur me protestën e opozitës që do zhvillohet nesër në orën 12:00. Në një njoftim për mediat, Ministria bënë të ditur se veç masave të marra nga Policia e Tiranës, protesta e opozitës do të monitorohet edhe nga ekspertë të huaj. Gjithashtu, “ministria e Brendshme ju bën thirrje qytetarëve dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, të mbështesin Policinë e Shtetit në ushtrimin e detyrës së saj dhe të distancohen nga individët me mendësi e prirje të dhunshme”.
Deklarata e plotë e Ministrisë së Brendshme: “Policia e Shtetit, në komunikimin e saj zyrtar, ka bërë sot publike masat e marra në kuadër të mbarëvajtjes së protestës së nesërme, mbi bazën e kërkesës së bërë nga Partia Demokratike.
Ministria e Brendshme, respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe njëherazi mbështet punën e Policisë së Shtetit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Ashtu si edhe në protestat e mëparshme, Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në zbatimin me korrektësi të ligjit, pavarësisht dhunës verbale dhe fizike të ushtruar ndaj saj në disa nga këto tubime. Me kërkesën e Ministrit të Brendshëm, hartimi i këtij plani masash është bërë me mbështetjen e misioneve të vendeve partnere, të cilat asistojnë Policinë e Shtetit. E gjithë veprimtaria e Policisë, ditën e nesërme do të asistohet dhe monitorohet, gjithashtu, nga ekspertë të huaj, të cilët janë atashuar pranë Ministrisë së Brendshme.
Ministria e Brendshme ju bën thirrje qytetarëve dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, të mbështesin Policinë e Shtetit në ushtrimin e detyrës së saj dhe të distancohen nga individët me mendësi e prirje të dhunshme.
Policia e Shtetit ka të gjitha kapacitetet për të garantuar të drejtën e tubimit. Në të njëjtën kohë, ajo do të veprojë sipas përcaktimeve ligjore ndaj kujtdo që cënon rendin dhe sigurinë dhe do t’i përballë ata me ndëshkimin e duhur ligjor”.