Moti/Shqipëria e mbërthyer nga ngricat dhe bora gjatë gjithë janarit

rama-qendra

Kryeministri Rama ka thirrur sot në mbledhje për t’u njohur nga ministrat dhe institucuionet vartëse për situatën e motit dhe masat, të cilat janë marrë si dhe çfarë parashikohet. Shqipëria do të jetë e mbërthyer nga ngricat dhe bora gjatë gjithë janarit. Drejtori i Emergjencave Civile paralajmëroi se temperaturat do të kenë një ulje minimale me 2 dhe 3 gradë dhe se akulli dhe bora do ta kenë mbërthyer Shqipërinë . Deklarata u bë në takimin e Zyrës operacionale për të monitoruar situatën

Shemsi Prençi: I ftohti ka dalë përtej parashikimeve. Edhe pse do ketë rritje të temperaturës me 2- 3 gradë, akulli e bora do ta ketë mbërthyer Shqipërinë. Reshjet do të vijojnë gjithë Janarin. Temperaturat nuk do të zbresin në -18 gradë në veri verilindje të vendit. Dhe në zonat e ulëta temperatura minimale do të jetë -9 gradë Celcius. 13 akse rrugore që lidhin qëndrat administrative me njësi adminsitrative në veri të vendit janë të pahapura”.

Suksesin në menaxhimin e situatës e njohu edhe kryeministri Edi Rama. Ai nuk harroi të justifikonte daljen në media në një situatë të tillë, e po ashtu as t’ia faturonte qeverisë së shkuar atë çfarë kjo qeveri nuk po bën për të menaxhuar si duhet kaosin që ka shkaktuar moti.

Ja si u shpreh kryeministri Rama:

“Shumëkush mund të thotë “detyrën po bëjnë”, por është e vërtetë që në këto kushte falenderimet janë me vend kur ka një angazhim kaq efikas të një strukture të tërë që kemi punuar prej kohësh për ta bërë të koordinueshme, që në të kaluarën ka shkaktuar pasoja të rënda. Ashtu siç bëmë tani me kapërcimin e kësaj situate, do të ulemi përsëri për të folur për cfarë nuk ka funksionuar, në mënyrë që edhe Shqipëria të ketë një mekanizëm reagimi shtetëror me standarde, që edhe në këtë aspekt kemi trashëguar një prapambetje historike”.

Porse prapë akulli dhe ngrica do mbizotërojë në Shqipëri.

I ftohti i acartë ka përfshirë gjithë vendin gjatë këtyre ditëve. Pas reshjeve të dëborës në qytetin bregdetar të Durrësit, është radha e një tjetër qyteti si Saranda të mbulohet nga flokët e dëborës.

Mëngjesin e sotëm qytetarët janë zgjuar nga reshjet e borës e cila nuk ka pasur intensitet të lartë si dhe nuk ka zgjatur mjaftueshëm sa për të shtruar.

Më poshtë ju sjellim disa foto nga të publikuara në rrjete sociale.

jo-me-ngrica-ja-forma-e-re-e-asfaltit-5

sarande6sarande5sarande4saranda

Si është gjëndja sot në rrugët e Shqipërisë?

Ministria e Transportit nga komunikimi me specialistët e Drejtorive të Rajoneve, informon se situata në akset kombëtare paraqitet si më poshtë:

Në Rajonin Verior Shkodër:  Në akset e këtij Rajoni vazhdon puna nga ana e firmave kontraktore për pastrimin e akseve nga bora dhe kriposjen e tyre me kripë, për shkak të ngricave dhe erërave të forta që janë prezente sidomos në Tropojë dhe në Dibër.

Akset e Tropojës qarkullohen pa zinxhirë. Edhe aksi Milot – Tuneli Thirrë – Kalimash – Dogana Morinë, qarkullohet pa zhinxhirë. Akset e Kukësit dhe Dibrës, si dhe pjesa fundore e segmentit Dedaj – Razëm, qarkullohen me zinxhirë.

Në Rajonin Qëndror Tiranë: Akset e këtij Rajoni janëpastruar dhe vazhdon puna për hedhjen e kripës në zonat ku ka prezencë ngricash. Me zhinxhirë qarkullohet në segmentin QAfë Priskë – Qafë Mollë.

Në akset e tjera nuk ka probleme për qarkullimin.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës, vazhdon puna për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës, pasi nga temperaturat shumë të ulëta, ka prani të ngricave në rrugë. Në këtë Qark, kalohen me zinxhirë akset Boboshticë – Dardhë, Korçë – Voskopojë, si dhe në Qafën e Qarrit.

Në akset e tjera të këtij Rajoni është bërë hedhja e kripës në zonat ku ka prani ngricash dhe qarkullimi është normal.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, sidomos në zonat ku ka ngrica, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Bashkëngjitur tabela, me situatën sipas qarqeve:

QARKU SITUATA E AKSEVE NACIONALE REKOMANDIME
Tiranë Akset e Dajtit qarkullohen pa zinxhirë, përveç segmenti Qafë Priskë – Qafë Mollë, i kalueshëm me zinxhirë.

 

 

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
 

Durrës

 

Në Qafë Shtamë dhe në Sarisalltik qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Po punohet me hedhje kripe, për shkak të ngricave Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
Elbasan Në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, 3 tonë kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Aksi Elbasan – Gjinar po pastrohet dhe kriposet në  vendet ku ka ngrica. Kalimi pa zinxhirë. Prej fillimit të kësaj situate dhe deri tani janë hedhur rreth 17 tonë kripë.

Në aksin Librazhd – Steblevë,  qarkullimi kryhet  pjesërisht me zinxhirë për shka të ngricave.  Janë hedhur 2 tonë kripë.

Dalja e Tunelit – Elbasan nuk ka probleme për qarkullimin. Është pastruar dhe spërkatur.

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
Berat Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. Të zbatohet sinjalistika rrugore.
Vlorë Në Llogora është bërë pastrimi dhe  kriposja e aksit. Qarkullimi është normal dhe pa zinxhirë. Ka të depozituara sasi kripe. Ne akset e tjera te ketij qarku nuk ka probleme. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
Gjirokastër Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij

qarku. Në Qafë Muzinë qarkullimi është normal. Nuk ka probleme për qarkullimin.

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica.
Korçë Gjatë natës ka patur temperatura shumë të ulta, dhe erë gjithashtu gjë që ka sjellë borën  në segmente  të ndryshme të rrugës,

Kompanitë e Mirëmbajtjes vazhdojnë të punojnë për pastrim dhe kriposje të akseve rrugore që mbulojnë.

Aktualisht në Aksin rrugor K/Boboshticë-Dardhë  dhe Korcë-Voskopojë  qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë . Gjithashtu qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë dhe për Qafën e Qarrit.

Të gjitha akset e tjera të Qarkut Korcë janë të kalueshme pa zinxhirë.

 

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica.
Fier Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. Të zbatohet sinjalistika rrugore.
Lezhë Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, me kujdes, në të gjitha korsitë.

Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset tjera të këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.

 

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
    Kukës Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Valbonë, arrin deri në 100 cm.  Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka prani të erërave të forta. Qarkullimi kryhet pa zinxhire.

Trashësia e borës në aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, arrin deri në 50 cm.  Mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i hapur. Është hedhur kripë. Ka prani të erërave të forta. Qarkullimi kryhet pa  zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Kam, arrin deri në 50 cm.  Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Kemi prani të erës së fortë.  Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Në aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë, Aksi është i hapur. Aksi qarkullohet pa zinxhirë.  Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit  me kripë. Puna vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje.

Trashësia e borës në aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, arrin deri në 70 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet  të kryhet me zinxhirë.

Aksi Kukës – Ura e Zapodit dhe  ka rreth 40 – 50  cm borë. Është bërë pastrimi i aksit dhe kriposja. Qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.

Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam  ka rreth 40-60 cm borë (në Qafë Prush). Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Shote Galica – Qendër Kukës – Krumë, arrin deri në 50 cm (Në Qafën e  Toblit).  Mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Nëpër kthesa të ekspozuara era e fortë ka mbledhur rreth 1.5-2 m borë.  Është hedhur kripë për të eleminuar ngricat.  Aksi është i hapur . Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe fuqi punëtore.

Të zbatohet sinjalistika rrugore.

Të bëhet kujdes në akset ku ka prani të ngricave në rrugë.

 Dibër Në aksin Kuben – Vasie, ka 50 cm borë, qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, ka 50 cm borë.

Mjetet borepastruese janë në punë. Aksi është i hapur. qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Në aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë ka rreth 30 cm borë. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Trashësia e borës në Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit arrin deri në 20 cm.  Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është I hapur. Qarkullimi kryhet pa  zinxhirë.

Në aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit – Steblevë, ka rreth 50 cm  borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Në aksin Skuraj – Qafë Bualli qarkullohet pa zinxhirë.

 

Në aksin Qafë Bualli – Krastë, ka 35-40 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Është hedhur kripë për shkak të ngricave.

 

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka prani të ngricave në rrugë.
Shkoder Trashësia e borës në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen arrin deri në 30cm.  Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet  me zinxhirë

Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore.  Mjetet janë në gadishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje.Qarkullimi kryhet pa  zinxhirë.

Trashesia e borës në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin, arrin deri në 120 cm ( në Qafë Mali).  Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Qafë Mali – Fierzë, arrin deri në 50 cm.  Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet  me zinxhirë. Ka prani erërash të forta që bëjnë herë pas here bllokimin e rrugës.

Në aksin Koplik –  Dedaj – Bogë,  Rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Razëm dhe Dedaj – Bogë me zinxhirë pjesërisht. Kurse në segmentin Dedaj – Bogë me zinxhirë për shkak të ngricave dhe erës së fortë. Të gjitha akset po pastrohen dhe është hedhur kripë.

Trashësia e borës në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, arrin deri në 30 – 50 cm.  Mjetet borëpastruese janë në punë. Segmentet  Q.Qele-Gomsiqe 20 cm borë, segmenti Gomsiqe-Pukë 40 cm borë, segmenti Pukë –Fushë  Arrëz  50 cm borë. Mjetet borëpastruese janë në punë.  Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet  me zinxhirë  në segmentin Q.Qelë – Pukë- F,Arrëz, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave në rrugë. 

 

Të zbatohet sinjalistika rrugore.

Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka ngricë në rrugë.

Mblidhet Zyra Operacionale

zyra-operacionale

Shqipëria do të jetë e mbërthyer nga ngricat dhe bora gjatë gjithë janarit.

Deklarata u bë në takimin e Zyrës operacionale për të monitoruar situatën nga Drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prençi, i cili paralajmëroi  se temperaturat  do të kenë një ulje minimale me 2 dhe 3 gradë dhe se akulli dhe bora do ta kenë mbërthyer Shqipërinë .

I ftohti ka dalë përtej parashikimeve. Edhe pse do ketë rritje të temperaturës me 2- 3 gradë, akulli e bora do ta ketë mbërthyer Shqipërinë.  Reshjet do të vijojnë gjithë Janarin. Temperaturat nuk do të zbresin në -18 gradë në veri verilindje të vendit. Dhe në zonat e ulëta temperatura minimale do të jetë -9  gradë Celcius. 13 akse rrugore që lidhin qëndrat administrative me njësi adminsitrative në veri të vendit janë të pahapura” – tha Prençi.

20170110-111023

Kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi duke u bazuar në parashikimet meteorologjike të institucioneve shqiptare dhe atyre të huaja, tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar temperatura minimale në ekstrem.

“Shërbimet meteorologjike të vendit dhe partnere në 24 orët e fundit kanë regjistruar temperaturat minimale në ekstrem -29 dhe -27 në Vermosh dhe në fshatin Shtyllë të Librazhdit. Sot kanë rinisur reshje të lehta të dëborës në rajonin e Livadhjasë dhe Qafë Muzinës dhe në Pukë. Çka tregon se reshjet do të vijojnë gjatë gjithë janarit.
Prezenca e akullit do të vijojë në të gjitha akset. Të gjitha strukturat duhet të marrin masat për të pasur një përkujdesje maksimale. Kemi 13 akse rrugore që janë ende të pahapura. Përgjithësisht situata konsiderohet nën një menaxhim të mirë. Ka pasur koordinim të mirë edhe me strukturat vendore. Emergjencat Civile po iu përgjigjen kërkesave të kryetarëve të bashkive për të çuar ndihma atje ku ka nevojë”, deklaroi Prençi.

Nisur nga kjo situatë, ai apeloi për marrjen e masave me rezerva ushqimore e materiale për t’iu përgjigjur situatës së motit e cila do të vijojë.
“Gjatë gjithë këtij muaji duhet të marrim masa për të pasur rezerva ushqimore, materiale dhe në mjete për t’u shkuar në ndihmë familjeve në nevojë”, tha Prençi.

Rama: Situata nën kontroll, gripi drejt largimit

rama live ne kryeministri

Ndërsa moti i ftohtë me reshje bore ka kapluar Shqipërinë si rrallë ndonjëherë, Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbledhur Zyrën Operacionale në Kryeministri për të dëgjuar nga ministrat dhe krerët e institucioneve si paraqitet situata dhe masat e marra.

Deri më tani sipas kryeministrit, bilanci është pozitiv dhe se informacionet flasin për efikasitet dhe një situatë që është nën kontroll. Të njëjtën gjë Rama konfirmoi edhe për epideminë gripale, për të cilën tha se situata është drejt përmirësimit.

Kryeministri ka falënderuar në mënyrë të veçantë ministrin e Transportit Sokol Dervishi që sipas tij ka qenë non stop në pikat e nxehta duke ndjekur situatën.

“Mungesa e koordinimit plagë e madhe në të gjitha këto operacione. Edhe në vitet e kaluara strukturat kanë bërë punën e tyre por ka munguar koordinimi çka ka bërë që pasojat të ndihen më shumë dhe duke mos lehtësuar vështirësitë e njerëzve. Falënderoj ministrin e Transportit i cili ka qenë non stop në të gjitha pikat e nxehta dhe ka drejtuar në terren një punë jo të lehtë. Dua të falënderoj punonjësit e OSHEE-së që punojnë në zonat e vështira në kushte jashtëzakonisht të rënda dhe që përballen jo thjesht me situatën e vështirë nga temperaturat e ulëta por edhe me faktin e njohur të një rrjeti tejet të amortizuar në zonat rurale, ku ende nuk janë shtrirë investimet tona. Sidoqoftë nga reagimet e kryetarëve të bashkive pa dallim, majtas ose djathtas dhe nga reagimet e qytetarëve kam mundur të konstatoj se puna e tyre është vlerësuar shumë lart. Një falënderim shumë i posaçëm për Forcat e Armatosura që edhe njëherë tjetër po tregojnë përgjegjshmëri maksimale dhe efikasitet me ndërhyrjet për të shpëtuar jetë njerëzisht siç është rasti i 3 personave që rrezikonin jetën për shkak të izolimit në një zonë minerale. Angazhimi i ministrisë së Bujqësisë që faktikisht siç e kam theksuar edhe në takimet e mëparshme ka qenë përpara se të fillonte kjo situatë. Gjithë anëtarët e tjerë të këtij shtabi që po bëjnë një punë voluminoze me rezultate mjaft pozitive deri tani.
Ajo që bën lajm është çka ndodhur në pamundësi për t’u evituar. Bilanci i deritanishëm mjaft pozitiv. Në këtë zyrë kemi informacion të përditësuar çdo 60 minuta nga gjithë territori. Informacioni flet për efikasitet dhe një situatë që është nën kontroll, ashtu siç me sa duket edhe situata e rënduar me epideminë e gripit është drejt përmirësimit që e tregon ulja e numrit të vizitave dhe shtrimet në spitale”, deklaroi Rama.

Kryeministri Edi Rama iu ka drejtuar edhe një apel shoferëve.

“Kemi konstatuar në mënyrë të përsëritur që vendosja e zinxhirëve për automjetet nuk është uniforme, gjë që qytetarët duhet ta kenë parasysh se mund të bëhen shkaktarë të aksidenteve duke rrezikuar jetën e tyre dhe të tjerëve”, tha ai.

Pas tij edhe ministri i Transportit Sokol Dervishi iu bëri apel drejtuesve të automjeteve të vendosin zinxhirët dhe të informohen për gjendjen e rrugëve.

“Apel i përsëritur gjatë gjithë këtyre ditëve, ju lutem, ju lutem përdorni zinxhirët dhe ndiqni informacionet për kalueshmërinë e rrugëve”, tha Dervishi, duke shtuar se akset kombëtare janë të qarkullueshme dhe se institucionet janë në gatishmëri. Ai evidentoi edhe një problem me ujësjellësit dhe ngrirjen e ujit për shkak të temperaturave të ulëta, por shtoi se është duke u zgjidhur.

Edhe Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri foli për situatën lidhur me ndërprerjet e energjisë, duke theksuar se punonjësit e OSHEE janë në gatishmëri dhe se janë reduktuar ndërprerjet e energjisë.

“Qytetarët duhet të na mirëkuptojnë nëse ka ndërprerje të energjisë elektrike. Këto janë kushtet, ky është sistemi”, tha ai.

SHKARKO APP