Parlamenti serb heq ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme. Po Shqipëria?

Kuvendi i Serbisë votoi të mërkurën për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend, e cila është vendosur më 15 mars, si masë për frenimin e koronavirusit.
Ky vendim u miratua me 155 vota për, 1 abstenim dhe asnjë kundër.

Ndërkohë parlamenti shqiptar e ka miratuar se deri me 23 qershor do ketë Gjendje të Jashtëzakonshme. Kur flitet nga kryeministri se ka përmirësime atëhere pse mbahet ligji i gjendjes së jashtëzakonshme? Popullin e kanë mbyllur brenda, nuk lejojnë lëvizjen pa orar, natyrisht me masa mbrojtëse, por ama duhet hequr brenda majit Ligji i Gjendjes së Jashtëzakonshme, sepse edhe ekonomia po falimenton. Apo ligji u bë që të ndalohen protestat dhe pakënaqësitë popullore të zbresin në rrugë?

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?