Parti të vogla me financa sa PS dhe PD! Ku i marrin eurot?

Në këto zgjedhje kanë dalë edhe disa parti të reja, kryetarët e të cilave flasin kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të pushtetit. Mirë bëjnë, por ajo që krijon dyshime të forta mbetet se këto parti të vogla kanë financa elektorale më shumë ose sa PS dhe PD. Mjafton të shikosh sallat dhe shpenzimet që bëhen live në takimet e tyre, njëllojë siç bëjnë PS dhe PD. Dy partitë e mëdha kanë financa publike të miratuara nga KQZ.

Gjithëato transmetimet live nga media të caktuara të cilat kushtojnë sa qimet e kokës, si i justifikojnë apo paguajnë cash dhe deklarojnë në KQZ shuma minimale? Shqipëria ka nevojë edhe për forca të reja politike, por problemi shtrohet se mos janë edhe disa prej tyre si partitë e vjetra.

Vetëm partia e Arlind Qorit është partia me fukara në këto zgjedhje, ato ecin në këmbë dhe askush nga mediat nuk i transmeton takimet e tyre, pasi nuk kanë lekë. Dhe realisht Qori mbetet më i besuar se disa parti të tjera që bëjnë zhurmë me njerëz e media, sepse paguajnë, kurse Arlind Qori nuk transmetohet fare. Këto kryetarë partish që po hedhin qindra mijëra euro dalin si lajm i parë!

Swiss Digital Desktop Reklama

SPAK dhe KQZ pse nuk heton edhe këto parti të reja se ku i marrin lekët?

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?