Partia Demokratike paralajmëron se do të braktisë përfundimisht parlamentin

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=OO3Ogewi78s” width=”560″ height=”315″]

Refuzimi i dy kërkesave të Partisë Demokratike për reformën zgjedhore, sipas Edi Palokës e ka bërë të pakuptimtë qëndrimin e demokratëve në Kuvend. Në një intervistë për Abcneës, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike hedh idenë e largimit nga kuvendi dhe nisjen e revoltave. Dy kërkesat kryesore të opozitës për votim dhe numërim elektronik dhe financimin e fushatës zgjedhore vetëm me buxhetin e  shtetit janë hedhur poshtë nga mazhoranca.

A po përgatitet Partia Demokratike të bojkotojë zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017?

 

Basha:Me Ramën

nuk ka zgjedhje! 

Partia Demokratike ka ashpërsuar dje qëndrimet ndaj mazhorancës duke paralajmëruar bojkotin e zgjedhjeve të vitit 2017. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha dje se nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me Edi Ramën kryeministër të vendit. Nga qytetet i Korçës, në takimin me strukturat e selisë blu, Basha ka theksuar se zgjedhjet e ardhme do blihen me paratë e drogës dhe hashashit. Në këtë situatë, sipas tij, me Ramën në krye të qeverisë është e pamundur të shkohet në zgjedhje. “Gazeta e Kongresit Amerikan thotë qartë se Edi Rama e ka mbushur Shqipërinë me drogë me qëllim që të diktojë përmes drogës zgjedhjet e ardhshme. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit do të jetë një nga kushtet thelbësore për zgjedhjet e ardhshme së bashku me kushtin tjetër madhor që kemi vendosur të gjithë së bashku që me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”,- tha Basha. E thënë ndryshe, PD-ja po përgatitet seriozisht për skenarin e bojkotit të zgjedhjeve. Nuk ka se si paralajmërohet më hapur se nuk do të futen në zgjedhje me kryeministrin aktual. Por a do të munden të rrëzojnë Edi Ramën para zgjedhjeve? Nuk duket dritë në fund të tunelit për PD-në në këtë rast.

Deklaratat e kreut të selisë blu dje në Korçë, i ka përforcuar kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së-, Edi Paloka. Me një gjuhë më të ashpër, Paloka tha se është i pakuptimtë edhe qëndrimi i deputetëve të djathtë në Kuvend. Sipas tij, dy prej kushteve të PD-së për reformën zgjedhore, votimi elektronik dhe financimin i partive 100 përqind nga buxhetit i shteti nuk janë pranuar nga Kryeministri. Sipas Palokës, rrëzimi i këtyre dy kushteve të opozitës tregon se mazhoranca e sotme do zhvillojë zgjedhje vetëm formalisht.

“Fakti që ata hedhin poshtë edhe dy kërkesat më të fundit të PD, do të thotë se Rama deklaron publikisht që nuk do zgjedhje. As nuk ka ndërmend që as të luajë rolin dhe të bëjë sikur do të zhvillojë zgjedhje. Nuk ka asnjë kuptim që ne të flasim për reformë zgjedhore, për mua do ta shkoja edhe më tej që të qëndrojmë të rrimë në atë parlament. Për mua nuk ka kuptim që të vazhdojmë të bëjmë sikur jemi pjesë e këtij vendi derisa nuk kemi zgjidhur çështjen e votës së lirë dhe zgjedhjeve të lira në këtë vend”,- tha Paloka. Ashtu si Basha, edhe Paloka, mendon se zgjedhjet me Ramën Kryeministër janë të pamundur që të zhvillohen.

Kërkesa për largimin e Kryeministrit është një nismë që paraqitet nga çdo opozitë. Edhe Partia Demokratike, që në marrje të mandatit të qeverisë aktuale ka kërkuar largimin e Ramës. Mënyrat kushtetuese për largimin e kryeministrit janë dy; ose bëhet mocion besimi në Kuvend dhe kompozimi i mazhorancës aktuale ndryshon, ose brenda vetë PS-së kërkohet ndryshimi i kreut të kabinetit qeveritar. Të dyja rastet kanë pak gjasa që të ndodhin. Koalicioni, ka kaluar jo pak dallgë gjatë tre viteve, por gjasat që të shkojnë në krizë se këtë e kërkon PD-ja ka pak mundësi të realizohen. Po ashtu, edhe në Partinë Socialiste, pas zyrtarizmit të largimit të Ben Blushit, nuk ka asnjë zë kundër dhe asnjë deputet që e çon nëpërmend se mund të kërkoj ndryshimin e Kryeministrit. Në këtë situatë, PD-së i mbetet vetëm të shtojë presonin deri në mos’futjen në zgjedhje.

Deklaratat e fundit të Bashës dhe Palokës janë në këtë linjë. Humbjet e njëpasnjëshme në betejat e zgjedhjeve të pjesshme, akuzat për blerje votat dhe manipulime e kanë bërë opozitën të mos shoh tjetër rrugë veçse kërcënimit për bojkot. Kjo lëvizje shihet si mënyra e vetme që do prodhojë krizë politike që do detyrojë kryeministrin të tërhiqet.

Problemi është se një parti kryesore në vend që vendos të mos votohet, mund të marrë goditje fatale si subjekt politikë, duke u defaktorizuar dhe humbur peshën e saj në vendimmarrje.  Ose nëse PD ka menduar skemën e destabilitetit të vendit me anë të protestave dhe rremujave politike, gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2017.

Por Edi Rama nuk ka ndërmend të lëshojë pe, ndaj duket paksa absurde presioni i PD-së, kur nuk ka asnjë plan të thënë publikisht se do ta rrëzojë me protesta.

Me protesta të dhunshme Rama ka probleme, por a ka takat selia blu për të tilla protesta?

 

SHKARKO APP