“Partizani” shkarkon trajnerin e njohur Sulejman Starova

Sulejman Starova nuk është më trajner i Partizanit. Klubi ka marrë vendimin për shkarkimin e trajnerit pas barazimit 1-1 të arritur në Durrës.

Në një njoftim të Partizanit thuhet se bordi drejtues i klubit zhvilloi mbrëmjen e së dielës një mbledhje urgjente. Duke analizuar situatën aktuale dhe objektivat që ekipi synon për pjesën e mbetur të sezonit, drejtuesit e klubit kanë kërkuar dorëheqjen e Sulejman Starovës nga drejtimi i ekipit, vendim i cili është pranuar edhe nga trajneri Starova.

Ndërkohë, Në vijim të sezonit futbollistik drejtimin e skuadrës do ta marrë Klevis Dalipi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e plotë

“Pas barazimit 1 – 1 të arritur në Durrës ndaj Teutës bordi drejtues i klubit zhvilloj mbrëmjen e së dielës një mbledhje urgjente. Duke analizuar situatën aktuale dhe objektivat që ekipi synon për pjesën e mbetur të sezonit, drejtuesit e klubit kanë kërkuar dorëheqjen e Sulejman Starovës nga drejtimi i ekipit, vendim i cili është pranuar edhe nga traineri Starova. Në vijim të sezonit futbollistik drejtimin e skuadrës do ta marrë Klevis Dalipi. Një ndryshim i tillë është konsideruar i domosdoshëm nga drejtuesit në kuadër të strategjisë së rinovimit dhe për ti dhënë një impuls pozitiv lojës dhe rezultateve të skuadrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Klubi falenderon trainerin Sulejman Starova për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve në klub dhe në drejtimin e skuadrës”, thuhet në deklaratën e klubit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?