Pas 77 vitesh kartolina arrin në destinacion! Ishte nisur gjatë Luftës së Dytë Botërore

Një kartolinë e nisur gjatë Luftës së Dytë Botërore ka mbërritur në destinacion pas 77 vitesh e 7 muajsh. William Myler Caldwell, i shkroi familjes së tij në vitin 1943, kur ishte vetëm 18-vjeç dhe sapo kishte mbaruar javën e parë të trajnimit me Marinën Mbretërore.

Është e paqartë se ku ka qenë kartolina gjatë gjithë kësaj kohe, por të premten, më shumë se 25 vjet pas vdekjes së Z. Caldwell, një i afërm i cili jeton ende në pronë e gjeti atë.

Një zëdhënës i ”Royal Mail”, tha se ishte “e vështirë të dihej se çfarë mund të ketë ndodhur” por sugjeroi që kartolina mund të ishte “rikthyer në sistemin postar nga dikush kohët e fundit”. Familja e Caldwell thanë se kjo ngjarje iu shërbeu për tu ribashkuar dhe për të kujtuar babanë e tyre të ndjerë.

SHKARKO APP