Pas denoncimit të Monika Kryemadhit priten arrestime të bujshme nga SPAK
Monika Kryemadhi ka bërë dje dhe sot denoncime me fakte dhe dokumenta që janë dritheruese për një shtet normal.
Dosja e inceneratorëve mund të sjellë implikime të bujshme në emra biznesi dhe politik. Dokumenti që turbulloi publikun ishte ai që tregonte se si dy të moshuar 90 vjeçar ishin pronar të 30 milionë dollarëve, por vetëm me letra pasi paratë janë marrë nga të tjerë përsona të lidhur me dosjen e inceneratorëve. Të dy të moshuarit deklaruan se na kanë marrë firmat në fletë bosh, por jetojmë në azil. Kjo ngjarje ka tronditur opinionin publik në Shqipëri.
Ndërkohë sot dolën dokumenta të reja nga Monika Kryemadhi. Mënjëherë mësohet nga SPAK, se ky institucion ka filluar hetimet e mënjëhershme.
Të njëjtat burime tregojnë se do të bien në duart e SPAK emra biznesmenësh, zyrtarësh dhe persona publikë, të cilët kanë vjedhur apo ngjyer duart me paratë e buxhetit të shtetit te afera e inceneratorëve.