Pas grushtit në fytyrë ndaj Berishës, PD dhe opozita po përgatiten për mosbindje civile
Kryesore E Martë, 6 Dhjetor 2022 17:04
Nuk kalon lehtë puna e gjakosjes së Sali Berishës. Pas Berishës që akuzoi direkt kryeministrin Rama, ka reaguar me tone me të egra Flamur Noka në emër të PD:
“Partia Demokratike dhe Fronti i Shpëtimit të Shqipërisë identifikojnë Edi Ramën si porositës të goditjes së Sali Berishës, dhe dorasin vetëm një mashë të mjerë dhune, e mbjellë në Shqipëri në 10 vitet e fundit Kryeministri.
Ky akt kërcënon paqen politike dhe sociale në vend dhe për të duhen mbajtur dhe do të mbahen të gjitha përgjegjësitë.
Plaga në fytyrën e Doktor Berishës është maska që ra nga fytyra e Edi Ramës. Është një njollë turpi pikërisht në ditën, të cilën ai po e reklamonte dhe si të prosperitetit, stabilitetit dhe normalitetit.
Opozita nuk ia fal Edi Ramës këtë cënim të kodeve morale dhe politike. Ai është sot armiku ynë publik dhe politik, dhe me të do të ndeshemi me të gjitha mjetet që lejon mosbindja civile, dhe që bota demokratike i ka dëshmuar çdo ditë në të pesë kontinentet”- përfundon deputeti demokrat.
Natyrisht që kjo deklaratë e fortë nuk ka kaluar pa u redaktuar edhe kryetari i PD.
I pyetur nga media Noka tha se ky ishte durimi i fundit. Tani e ka fjalën përballje, qoftë edhe me Kanun ndaj Edi Ramës.