Pas intervistave të Ramës në mediat italiane, kryeministrja e Italisë, Meloni, vizitë private në Vlorë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizitojë Vlorën të hënën. Ajo do të vizitojë qytetin bregdetar me një mjet privat. Sipas Report TV nuk dihet qëllimi i vizitës, apo nëse kryeministrja është ftuar nga homologu i saj në Shqipëri, Edi Rama.

Ditët e fundit mediat italiane kanë treguar interes të lartë për mendimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, sipas të cilit ajo është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti. Në intervistën për gazetën e përditshme italiane “Libero” sërish Rama përcolli vlerësimin e tij dhe surprizën përballë të cilës u gjendën dhe vetë liderët europianë.

“Në skenën ndërkombëtare, Giorgia i ka surprizuar të gjithë, e do të thosha alla grande, sepse teksa prisnin një përbindësh fashist që do të marshonte mbi Europë, u gjendën përballë një gruaje me aftësi mahnitëse në komunikim si një evropiane e thekur, që deri më tash s’ka thënë asgjë gabim. E djathta, e majtë, fashizmi, socializmi kanë kuptim kur flasim për histori, por kërkimi i sensit të tyre të hershëm në politikën e sotme mund të na ngatërrojë me këmbët tona”- tha ndër të tjera Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Rama mbetet mjeshtër për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?