Pas konfliktit verbal, vëllai vret vëllanë dhe kunatën. Shkak sherri për fenë

Pa kaluar 24 orë nga ngjarja në Lezhë, një tjetër vrasje e dyfishtë është shënuar, këtë herë në Tiranë. Burrë dhe grua që janë vrarë nga vëllai i viktimës.

Dritan dhe Nora Muskurti, janë vrarë nga Arsen Muskurti por i njohur edhe si Hamza Muskurti (emër mysliman), i cili është shpallur në kërkim. Uniforma blu vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të kësaj tragjedie. Ngjarja ka ndodhur në biznesin e çiftit, një agjenci turistike në rrugën “Islam Alla”, afër ”Myslym Shyrit”, një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet. Dritan Muskurti, 44-vjeç dhe Nora Muskurti, 33-vjeçe, lanë pas tre fëmijë.

Konflikti mes vëllezërve duke se ka nisur prej kohësh. Disa statuse në rrjetin social në facebook, ku autori akuzonte të vëllanë dhe nusen e tij se kishin krijuar profile false ku shaheshin hoxhallarë. Autori i cilësonte të vëllanë si “spiun i SHIK-ut”, “i pabesë” dhe “tradhtar”, ndërsa kunatën e quante një mostër, teksa flet edhe për një emër të tretë.

Përmes një postimi në facebook që mban datën 13 gusht të këtij viti, ai ka shkruar ndër të tjera, se vëllai i tij dhe kunata i kanë hyrë në hak 11 familjeve. 38-vjeçari duket një ekstremist islam. Autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë është baba i gjashtë fëmijëve.

Muaji gusht po mbyllet me një rekord të zi të vrasjeve, ku shumica prej tyre janë me motive banale. Jo më pak se para 24 orësh, babë e bir u vranë nga ish-dhëndri i tyre dhe shkak thuhet se kanë qenë debatet për punë lekësh.

SHKARKO APP