Pasi shkatërroi reformën në drejtësi, PS kërkon konsensus. PD: Harrojeni!

Reforma në Drejtësi, e zbatuar në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste, ka futur në kaos gjithë sistemin e gjykatave dhe shtetin. Jashtë loje ka dalë Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe gjykatat tjera të vendit. Gjyqtarët e shkarkuar për shkak të vetingut që ka nuk mund të zëvendësohen për shkak se mungojnë magjistratët e rinj të diplomuar. Ligji për shkollën e magjistraturës u ndryshuar në mënyrë të njëanshme nga PS dhe tashmë i duhen votat e opozitës për të kaluar kandidatët.

Pasi PS prishi konsensusin e 21 korrikut të vitit 2016 duke miratuar ligjet vetëm me votat e saj. Pasi zgjodhi në mënyrë të njëanshme Prokuroren e Përgjithshme, pasi bllokoi ngritjen e Këshillit të Emërimeve dhe Këshillit të Prokurisë dhe refuzoi çdo bashkëpunim me opozitën që e cilësonte “anti-kombëtare”, tashmë socialistet kanë nisur të flasin për konsensus. Deputetja Vasilika Hysi ka folur sot për dialog dhe ka kërkuar përgjegjshmëri nga ana e opozitës për të votuar ligjin javën e ardhshme. Sipas saj, opozita duhet të tregoj se është një forcë me qëndrime parimore.

Por të bësh ftesa pasi ke mbyllur çdo mundësi bashkëpunimi dhe pasi ke nisur shkarkime dhe emërime gjyqtarësh mbi bazën e preferencave politike, për PD është tallje me reformën në drejtësi.

Deputetes së PS i është përgjigjur deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi. Ai jep një sërë argumentesh lidhur me reformën duke sqaruar se në këto kushte e është e pamundur të flitet për konsensus.

“21 korrik dy vjet me pas. Vasilikë, t’u deshën kaq vite të kuptoje se Reforma juaj në Drejtësi po kolapson. Tu deshën kaq vite që të arrish ‎në ato konkluzione që para dy vitesh t’i thamë e sterthamë ne, opozita, në Komisioni e Reformës në Drejtësi. Sot ti Vasilike na paske deklamuar: “duhet të jemi të përgjegjshëm”‎. Po Vasilike, duhet të jesh e përgjegjshme ti dhe kolegët e tu për Rremujën katastrofale në Drejtesi, që ti dhe kolegët e tu gatuat pa dëgjuar paralajmërimet dhe kritikat tona dhe hodhët poshtë me mendjelehtësi poetike propozimet tona sepse kishit mbështetje ekstranacionale. ‎A të kujtohet Vasilikë kur ti, Ulsiu etj, ishit gati të miratonit draftin e Kushtetutës të Fatmirit “me sy mbyllur‎” siç propozoi Pandi? Kjo është papërgjegjshmëri lapidare Vasikë! Zoti shpëtoftë shqiptaret prej papërgjegjshmërisë tuaj, se ty e kolegeve te tu jua fal Edi mëkatet!”,- deklaroi Oerd Bylykbashi.

Duke folur për konsensusin, deputeti i PD-së thotë se opozita nuk mund të jap konsensus për kapjen totale të sistemit të drejtësisë. “Vasilikë, nuk mund t’i kërkosh opozitës të jete e përgjegjshme e të votojë që të kompletojë sistemin e kapjes politike të drejtësisë prej jush e të bëhet palë. Meqë nuk ju funksionoi mekanizmi i kapjes afatgjate tek Magjistratura, kërkoni që t’ju ndihmoje opozita?! A je e përgjegjshme për këtë kërkesë Vasilikë?!”,- shprehet deputeti i PD.

Bylykbashi i kujton koleges së PS ‎se një ditë do të vihen para përgjegjësisë për shkatërrimin që i kanë bërë reformës në drejtësi.

Më 21 korrik bëhen 2 vite nga miratimi i ndryshimeve Kushtetuese për reformën në drejtësi. Edhe pse u promovua si reforma me e madhe, rezultati aktual është vetëm largimi i disa gjyqtarëve për shkak të pasurisë. Ndërkohë që edhe emrat që kanë kaluar kanë pasur probleme me drejtësinë, por mesa duket organet e vetingut po përdorin kritere politike dhe jo ligjore në vlerësimin e gjyqtarëve.

SHKARKO APP