Pasiguria/ OMNIX Group largohet nga Shqipëria me 450 milion euro investime
Iku dhe një tjetër kompani e huaj. Biznesmeni libanez, Fadi Mitri, i cili u rrah 10 ditë më parë barbarisht, është tërhequr nga investimi që kompania e tij kishte planifikuar në gjirin e Lalsit. Omnix Albania, kompania e drejtuar nga Jamal Abu Isaa ka njoftuar se do të tërhiqet nga investimi prej 450 milionë dollarësh në kompleksin turistik. Ajo bëri të ditur se nuk do të bëjë asnjë investim tjetër në Shqipëri. Fadi Mitri tha se personat që e dhunuan në mes të ditës, në rrugën Tiranë – Rinas, i kërkuan të largohej nga Shqipëria. Policia ka ndaluar njërin nga personat që dyshohet se kanë dhunuar atë. Largimi i Omnix Albania tregon se krimi triumfoi, duke penguar një investim miliona dollarësh të një kompanie të huaj.
Deklarata e kompanisë:
Sulmi barbar i datës 10 shtator kundër Z. Fadi Mitri dhe familjes së tij na ka hidhëruar dhe trishtuar pa masë. Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania përgjatë këtyre viteve të fundit për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milion USD në Gjirin e Lalëzit.
Ky projekt turistik konsistonte në ndërtimin e hoteli me 5 yje, 370 dhoma suita, me të gjithë elementët e tjerë të një standarti më të lartë, ambiente për shitje dhe dhënie me qira, aquapark, dyqane, bulevard, bare, restorante, etj.
Ky projekt gjigant synonte do të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018, si dhe do ti jepte Shqipërisë pamjen e një vendi si destinacion turistik numër 1 në Adriatik dhe Ballkan. Me këtë investim Omnix Albania do të kontribuonte direkt në rritjen ekonomike të Shqipërisë.
Si konkluzion Omnix Albania dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila sjellë indinjatë për cdo shqiptar. Duke filluar nga sot Omnix Albania tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë.
Falenderojmë qeverinë e Shqipërisë për kujdesin ndaj familjes së zotit Fadi Mitri në këtë moment të vështirë për ta. I jemi mirënjohës të gjithë atyre miqve, shumica shqiptar, të cilët kanë qëndruar pranë dhe kanë mbështetur familjen e zotit Fadi Mitri në këto ditë.
Jamal Abu Issa, drejtues i OMNIX Group
Largohet me avion Faad Mitri
Ky është momenti i largimit nga Shqipëria i investitorit libanez Faad Mitri. Sot pasdite bashkë me familjen ai i ka hipur avionit drejt vendit të tij, duke i dhënë kështu fund përpjekjes për të investuar në Shqipëri.
Më 10 shtatr Mitri u dhunua nga disa persona në aksin Rinas-Tiranë. Ngjarja e rëndë ka lidhje me resortin turistik që ai planifikonte të ndërtonte në Gjirin e Lalzit.
Biznesmeni libanez me pasaportë amerikane do të investonte miliona dollarë në vendin tonë. Më herët gjatë ditës kompania e tij “Omnix Albania” deklaroi tërheqjen përfundimtare nga Shqipëria, duke hequr dorë nga çdo investim. Ky lajm solli reagime të ashpra nga opozita, e cila akuzon kryeministrin Rama se nuk është në gjendje të ofrojë garanci për investitorët e huaj, por merr në mbrojtje bandat e narkotrafikut.
Nga ana tjetër kryeministri Rama nuk është shprehur fare për këtë ngjarje, as ditën kur biznesmeni u dhua dhe as ditën e sotme kur kompania e tij njoftoi largimin nga Shqipëria.
Berisha: Nje sukses i ri i Al Kapones dhe mafies se tij!
Nga Sali Berisha.
Investitori i huaj qe e torturoi mafia qeveritare ne Rinas, largohet nga Shqiperia!
Te dashur miq, mediat njoftojne se u largua nga Shqiperia me kompanine qe perfaqesonte “Omnix”, Faad Mitri investitori aktual strategjik me i madh.
Shkaku eshte se kompania Omnix do fillonte punimet per ndertimin e nje resorti luksoz turistik ne Gjirin e Lalzit qe arrinte vleren prej 1.5 miliarde euro. Vetem ne fazen e pare investimi arrinte ne 250 milione euro. Largimi tij eshte nje largim i detyruar nga mafia e lidhur me kreun e meduzes apo Al Kaponen, Edi Ramen, e cila dy jave me pare pasi e masakroi ne prani te te shoqes dhe vajzes se tij, i dha ultimiatumin ose largohu ose koken.
Largimi i kompanise Omnix eshte nje fitore e madhe e Al Kapones pasi thuhet e Kompania e Karpenit te Kavajes “Na bashkon droga” e Olsi – Edi Rames – Besnik Sules do marrin tani edhe keto 40 hektar ne Gjirin e Lalzit. Keshtu Al Kapone arriti nje sukses te ri personal! sb