PD cakton orarin për protestën e 24 janarit. Demokratët pyesin: A do qëndrojmë në Shesh?
Në orën 17:00 të datës 24 janar, do të zhvillohet protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demorkatike. Ora e protestës është vendosur gjatë mbledhjes të kësaj të mërkure që zhvilloi Berisha me drejtuesit e qarqeve. Protesta e mëparshme e thirrur nga Sali Berisha u mbajt në 22 dhjetor, ku mijëra qytetarë dolën në shesh.
PD veç protestave kombëtare, ka zhvilluar edhe protesta më të vogla para Kryeministrisë, të cilat kanë pasur stilin e ”Foltoreve”.
Demokratët e thjeshtë që vijnë nga ana e anës me furgona apo autobuza po pyesin Kryesinë e PD se a do jenë në sheshin para kryeministrisë për të dëgjuar ata që flasin apo do jemi të lirë të ngujohemi në shesh ditë-natë.
Deri tani lidershipi opozitar ka treguar se nuk ka forcë vendimmarrje drastike. Me sa duket janë në pazare me PS për Reformën Zgjedhore, Reformën Administrative si dhe disa gjëra që publiku nuk i di, por hamëndësohen!
Kështu që edhe kjo protestë do të jetë si të tjerat, ku flasin tre veta, flet edhe Saliu dhe u thonë në fund: IKNI NE SHTEPI SE E RREZUAM RAMEN!
KOHA JONË SONDAZH

