PD-ja i drejtohet Gramoz Ruçit: Mirato Kodin Zgjedhor!

Këshilli Politik PS-PD-LSI i ka firmosur ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas Marrëveshjes. Edi Rama po e vonon gjoja sikur nuk do opozita parlamentare, por kjo opozitë dihet se drejtohet nga Taulant Balla dhe se ka votuar çdo ligj të qeverisë.

Partia Demokratike i kërkon kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi të ushtrojë përgjegjësinë e tij për të mundësuar përfshirjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në seancën plenare të radhës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi deklaron se zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ për zbatimin e identifikimit biometrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Miratimi pa vonesa i ndryshimeve konsensuale në Kodin Zgjedhor do të ishte hapi i parë për të dëshmuar vullnet për përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave. Çdo ditë që vonohet përfshirja e këtyre ndryshimeve për miratim në seancë plenare është një ditë e humbur në rrugëtimin e Shqipërisë në BE.
Zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ për zbatimin e identifikimit biometrik.
Kryetari i Kuvendit të ushtrojë përgjegjësinë e tij për të mundësuar përfshirjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në seancën plenare të rradhës. Në këtë mënyrë, 3 vite nga fillimi i punës për Reformën Zgjedhore dhe 1 muaj nga Dakordësia e 5 Qershorit, Shqipëria ka shansin të tregojë se integrimi europian është vërtetë prioritet kombëtar dhe se institucionet janë të përkushtuara për të ushtruar përgjegjësitë e tyre, pa vonesa, në këtë proces jetik për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Bardhi.

Swiss Digital Mobile Reklama
Bardhi Fb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?