PD: “Ne do të protestojmë ndaj SPAK-ut sepse nuk po heton inceneratorët”
Kryesore E Martë, 6 Shtator 2022 12:27
Nga Belind Këlliçi-
Vjedhja shtetërore me Inceneratorët: Po digjen 430 milion eurove të parave publike. Edi Rama ka përballë opozitën e vërtetë, dita e skadencës së tij po afron.
Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi:
Siç inceneratorët, me faktet e bëra publike nga opozita, e kanë dëshmuar, Edi Rama bën milionerë një grusht njerëzish.
Prova tjetër është se, duke bërë këtë ai varfëron qindra mijëra shqiptarë të tjerë.
Pa dallim moshe, feje, gjinie, krahine apo ideje ai e ka treguar se bonuset e mëdha, rrogat hollivudiane, pasuritë publike, nga arka e shtetit në xhepa matrapazësh, frymëzohen dhe kalojnë nga ai.
Një e moshuar në azilin e Tiranës u gdhi milionere pa e ditur. Një të vdekure në Shkodër iu gjetën miliona në konton bankare. Një mbledhëseje kanoçesh dhe një bariu u kishin dhuruar ‘çunat problematikë’ para sa për një fabrikë Coca Cola.
Siç e kemi provuar me dokumente, Edi Rama dhe mafia e djegësve kanë rezervuar bonuse e miliona edhe për median dhe shefat e saj. Për baballarët e deputetëve rrogat ishin sa të një futbollisti të Serie A.
Inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës nuk djegin asgjë veç 430 milion eurove të parave publike dhe tokën nën këmbët e Edi Ramës.
Për këtë ai nxjerr shërbyesit e pushtetit për të manipuluar me dosje Sigurimi për kundërshtarët politikë.
Apo çon ruspat për të prishur pishinat ku deri dje lahej, pronë e një botuesi, të cilin deri dje e kishte mik për zemër.
Sa herë e vërteta është bërë e padurueshme, Edi Rama ka kërkuar të shpikë realitete paralele. Tërheqja e vëmendjes së publikut, dhe jo qeverisja e mirë, ka qenë, që në fillim, i vetmi zanat dhe angazhim i tij.
Ai nuk e përballon dot popullin opozitar te i cili më 7 korrik ka parë një kundërshtar të fuqishëm;
Ai nervozohet nga opozita e re e cila është në këmbë, dhe për më shumë është e vërtetë, jo gjasme dhe jo part-time;
Ai e di se një pushtet i blerë vjen me një datë skadence.
Mega-afera e inceneratorëve ka qenë, për muaj me radhë, kryefjala e aksionit të Partisë Demokratike, dhe do të vazhdojë të jetë.
Kjo vjedhje e shkallës industriale nuk do të mbyllet me kokat e vogla të atyre që kanë hyrë dorëzanë në kërdinë e 430 milionëve, por do të kërkojë kreun e piramidës.
Partia Demokratike, ashtu si gjatë verës, do të vazhdojë edhe në muajt e vjeshtës me hetimet dhe denoncimet e aferës së shekullit.
Ne do të protestojmë për apatinë e SPAK dhe do të kërkojmë aleancë me të gjithë faktorët, në qendër, neutralë, apo majtas, që Shqipërinë nuk duan ta shohin më gjatë të vjedhur, të manipuluar dhe në rrezi