PD vendos fillimin e protestave dhe demonstratave si dhe ikje nga Kuvendi
Kryesore E Hënë, 3 Maj 2021 22:36
Më në fund PD-ja po fillon të ndjehet se është forcë e aksionit politik . Partia Demokratike e ka të qartë aksionin saj opozitar, protesta popullore deri në bojkot përfundimtar të parlamentit.
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, tha per Ora News se qeveria po krijon të gjitha instrument për manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ndaj largimi i kryeministri Edi Rama, me çdo mjet demokratik është domosdoshmëri. PD vendos përfundimisht se nuk hyn në zgjedhje me kryeministër Edin Ramën.
Ndër të tjera Spaho deklaroi se “Nëse do të jetë e nevojshme për të braktisur Parlamentin për shkak se nuk po kryen funksionet për të cilat është ngritur, edhe Parlamentin duhet ta lëmë në mënyrë që t’i japim një mesazh edhe qytetarëve dhe atyre që interesohen për fatet e këtij vendi që situata është shumë e rëndë dhe po shkojmë në një rrugë pa kokë”.
Demokratët ende nuk kanë marr një vendim zyrtar dhe nuk kanë përcaktuar agjendë të saktë të aksionit, por pritet që protesta e parë të jetë në 8 dhjetor, Ditën e Rinisë. Dhe me pas nuk ka ndalesë.
Por a rrezikon që Partia Demokratike në kushtet e pamundësisë për të larguar qeverinë e majtë, të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare?! Numri dy i kësaj force politike dha këtë përgjigje: Problemi nuk shtrohet që do hyjë apo nuk do hyjë në zgjedhje Partia Demokratike. Sfida për shoqërinë nuk është kjo. Sfida është: organizon zgjedhje të lira dhe të ndershme Edi Rama? Nuk organizon dot!
Spaho tha se qeveria i ka braktisur qytetarët ndërsa ka shkatërruar vendin, ndaj Protestat popullore dhe mundësia e bojkotit të parlamentit si instrument për largimin e kryeministri Edi Rama, janë aksione të cilat mbështetën jo vetëm nga grupi parlamentar, strukturat dhe aleatët, por dhe nga shoqëria civile.
Lulzim Basha do ketë një takim me partitë aleate për të vendosur bojkotin e Kuvendit deri në ikjen e Ramës. Pa qeveri teknike për zgjedhje të lira PD-ja nuk do të futet në zgjedhje sepse e di se do t’ia vjedhë duke blerë votat si në Dibër. Politika duhet të ndërhyjë për gjetjen e rrugëve për të biseduar pasi informacionet janë se PD-ja do të jetë në krye të demonstratave të cilat parashikohen edhe të dhunshme.