PD: Pa ardhur biznesmenia e sterilizimit, Vilma Nushi nuk mbyllet Komisioni Hetimor!
Opozita vazhdon betejën në parlament. Deputeti demokrat Edmond Spaho përsëriti në komisionin hetimor parlamentar për Sterilizimin kërkesën e opozitës për dëshminë e Edi Ramës në Komision. Por jo vetëm të tij, duan edhe Vilma Nushin.
‘Pa dëshminë e Edi Ramës dhe Vilma Nushi nuk duhet të mbyllet komision”- tha Spaho.
Anëtarët socialistë në Komisionin Hetimor Parlamentar për “Shërbimet publike të Sterilizimit dhe të Check-up në shëndetësi” kundërshtuan të martën thirrjen si dëshmitarë të kryeministrit Edi Rama dhe sipërmarrëses Vilma Nushi.
Kryetarja e Komisionit, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi kërkoi që të merret një vendim për të kërkuar sërish zgjatjen e afatit të komisionit në mënyrë që të thirren të gjithë dëshmitarët e lidhur me çështjen, duke përfshirë dhe kryeministrin si përgjegjës për dhënien e këtyre dy koncesioneve dhe biznesmenen Nushi si përfituese direkt në kontratën e Check-up.
Nëse kryeministri nuk gjen arësye, sipas tij, që të mos shkojë për shkak të impenjimeve qeveritare, duhet që biznesmenia Vilma Nushi të shkojë, sepse kështu zbaton një detyrim ligjor. Nëse nuk ka gjë për të fshehur, atëhere Nushi shkon dhe ballafaqohet hapur në Komision. Në komisionin hetimor po shkojnë me pranga në duar, ish-ministra, ish-zv/ministra etj dhe pse nuk paraqitet një biznesmene, e cila ka përfituara miliona euro, ndaj duhet që vetë mazhoranca të çlirohet nga kompleksi i fajit dhe ta thërrasë të shkojë për tu përgjigjur.
Ndryshe duke e mbrojtur në këtë menyrë krijohet kompleksi i fajit, edhe pa patur faj!