PD prapë te Kushtetuesja për Ligjin e organëve të qeverisjes se Drejtësisë

Nuk ndalon PD. Prapë gati padi tjetër në Gjykatën Kushtetuese. Përveç ligjit të Vetting-ut, Partia Demokratike pritet të çojë në Gjykatën Kushtetuese edhe ligjin e fundit të paketës së reformës në drejtësi, atë për organet e qeverisjes së drejtësisë, që u miratua me votat e maxhorancës në seancën e 3 nëntorit.

Ky ligj parashikon ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, por demokratët thonë ai e thellon më tej antikushtetueshmërinë lidhur me mënyrën se si zgjidhen 5 anëtaret e KLGJ-së dhe KLP-së.

Bylykbashi thotë se maxhoranca  me këtë ligj ka krijuar një organ ekstra kushtetues duke ja hequr mundësinë kuvendit që ta bëjë ai përzgjedhjen e anëtarëve jo gjyqtarë e prokurorë në KLGJ e  KLP.

Ankimimi në Gjykatën Kushtetuese i ligjit për qeverisjen e sistemit të drejtësisë dhe atij të “Vetting-ut” godet njëherazi edhe strukturën e posaçme antikorrupsion, pasi asnjë strukturë nuk mund te ngrihet pa kaluar Vetting-u dhe pa u ngritur Këshilli i Larte i Gjyqësorit dhe ai i Prokurorisë.

Pas kësaj padie që do çohet në Kushtetuese duket se Reforma në Drejtësi, aq shumë e trumbetuar nga Edi Rama, do shtyhet për në Kalendat greke. Nuk dihet se do reagojë ambasadori amerikan Lu, i cili ka mbi një vit që merret seriozisht me këtë Reformë.

SHKARKO APP