PD reagon për kërcënimin e Ylli Rakipit: Autori i vërtetë është Edi Rama

Partia Demokratike ka reaguar për kërcënimet ndaj gazetarit Ylli Rakipi. Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se “kërcënimi ndaj Ylli Rakipit nuk është thjesht kërcënim ndaj një gazetari, por është kërcënim ndaj gjithë shoqërisë sonë”.

PD akuzon kryeministrin Edi Rama si frymëzuesin e këtij akti ndaj gazetarit dhe drejtuesit të emisionit “Të Paekzpozuarit”.

Deklarata e Partisë Demokratike:

Partia Demokratike dënon në mënyrën më të ashpër kërcënimet që i janë bërë gazetarit Ylli Rakipi.
Ne jemi në krah të zotit Rakipi, me të njejtën kurajo dhe vendosmëri me të cilën ai ka denoncuar vjedhjen dhe pastrimin e 30 milionë eurove nga Edi Rama, përmes një skeme ndërkombëtare kriminale.
Kërcënimi ndaj Ylli Rakipit nuk është thjesht kërcënim ndaj një gazetari, por është kërcënim ndaj gjithë shoqërisë sonë.
Kur krimi guxon të kërcëonjë një njeri të medias, në kohën kur autorët e skandalit janë të gjithë të identifikuar, kjo do të thotë vetëm një gjë: krimi ndjehet më i fortë se shteti dhe se drejtësia.
Pavarësisht, se kush është personi që ka bërë direkt kërcënimin, autori i vërtetë është Edi Rama, frymëzuesi, ortaku dhe mbrojtësi kryesor i krimit në vend. Asnjë qytetar nuk është më i mbrojtur në Shqipëri dhe nuk do të jetë derisa Edi Rama të largohet nga pushteti“.

Drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi, ka marrë mesazhe këcënuese për jetën. Këto kërcënime vijnë menjëherë pas publikimit të aferës korruptive, me tenderin e Unazës së Re dhe personave të cilët qëndrojnë pak kësaj afere.

Kërcënimet në drejtim të gazetarit, janë të formave të ndryshme. Ato janë bërë së pari në mënyrë indirekte, nëpërmjet postës elektronike dhe më pas edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Lidhur me këto kërcënime, gazetari u është dre jtuar organeve kompetente.

Pavarësisht kërcënimeve dhe shantazheve, thuhet në një njoftim të stafikt të “Të Paekspozuarit” emisioni, do të vijojë të kryejë detyrën dhe misionin e vet në interes të publikut.

SHKARKO APP