PD:Hapni negociatat me kushte, kurse Majlinda Bregu: Hapni pa kushte !
Majlinda Bregu bëhet prapë kryelajm. Por tani nga Brukseli. Ajo ka një diferencë të theksuar qëndrimi mes PD. Partia Demokratike kërkoi përmes deputetit Aldo Bumçi që Komisioni Europian të mos hap negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky i fundit ka depozituar nje amendament qe anulon kerkesen drejtuar Komisionit dhe Keshillit per percaktimin e dates per hapjen e negociatave Shqiperine, duke e zevendesuar kete kerkese me vendosjen sipas PD, te kushteve per zgjedhjet, implementimin e ligjit te dekriminalizimit dhe te 5 prioriteteve.
Por ka tjetër mendim Majlinda Bregu. Ajo theksoi se reforma në drejtesi ishte dhe një skaner per te gjithe ne. Duke theksuar këtë Bregu diferencohet nga partia e saj e cila ka çuar tre nga shtatë ligjet e reformës në Gjykatë Kushtetuese dhe po mban qëndrim armiqësor ndaj saj.
Më poshtë Bregu theksoi se “Ju, EU jeni investuar me shume ne ruajtjen e stabilitetit se sa ne zhvillimin e demokracisë. Situata në Shqipëri dhe kjo rrugë e gjate i shton listës se 5 prioriteteve sipas meje edhe dekriminalizimim dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Edhe zhvillimi ekonomik i vendit duhet te jete priotitet. E fundit: komisioni duhet të propozoje pasneser çeljen e negociatave. Nuk ka menyre tjetër për të detyruar qeverine e politikën për të nderrmarrë seriozisht reformat se sa kjo rruge. Siç thuhet: kura me e mirë kundër armiqve të demokracise, është më shumë demokraci”.
Majlinda Bregu mbetet një figurë e rëndësishme në PD, por që ka rezerva të forta për drejtimin e selisë blu nga Lulzim Basha. Ajo e ka deklaruar se ka qenë për Sokol Olldashin si kryetar kur ai kandidoi. Fakti që ajo ka qëndrim të kundërt me PD për hapjen e negociatave për statusin kandidat të Shqipërisë, tregon se akoma lidershipi në PD nuk është solidar.
Duke folur për “News24” nga Brukseli, deputeti Aldo Bumçi mohon të ketë kërkuar mos-hapjen e negociatave, por thekson se sot në Komision u diskutua për zgjedhjet në vend, luftën kundër drogës, reformën në drejtësi. Bumçi tha se kushtet Shqipërisë nuk ia ka vënë PD, por BE.
“Situata është shumë e qartë dhe e thjeshtë. Kushtet Shqipërisë nuk ia ka vënë PD, por BE. Sot u diskutua për zgjedhjet, luftën kundër drogës. Çështja e datës është një demagogji. Data për hapjen e negociatave varet nga kushtet, dhe kur të plotësohen kushtet, vendoset data. PS po shkakton një tymnajë për datën, po theksoj se kushtet i vendos EB dhe jo PD. Çdo interpretim tjetër është i gabuar”, tha Bumçi.
“Ne si opozitë kemi ngritur shqetësimet që kemi ngritur gjithmonë. Nuk mund të shkohet në BE pa zgjidhje të lira e të ndershme, nuk mund të shkosh në BE pa zgjidhu problemin me kanabisin, nuk mund të shkosh duke kandiduar persona me të shkuar kriminale. Kur Shqipëria të plotësojë kushtet që ka vendosur BE, atëherë do të na japë përgjigje për hapjen e negociatave. Por kryeministri thotë se integrimi është një udhëtim brenda përmbushjes së standardeve. Ndaj kryeministri të dalë e të thotë nëse kjo Shqipëri ka më pak krim, nëse kjo Shqipëri ka më shumë punësim. Këtë tha thotë kryeministri”, u shpreh Bumçi.
Ndërkaq, nesër pritet të diskutohet projektdeklarata ku do të pasqyrohen shqetësimet e diskutuara ditën e sotme./bw/