Pedagogët në grevë: Të anulohet ligji i Arsimit të Lartë, Rama të ndalojë sulmet ndaj nesh

Nërkohë që protesta e studntëve vazhdon me bojkot dhe ngujim në të gjithë Universitetet e vendit, pedagogët paralajmërojnë me pershkallëzim të qëndrimeve të tyre.

Asambleja e personelit Akademik të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë vendosi të shpallë ditën e hënë, 21 janar, një ditë greve.

Përmes një letre Asambleja njofton se diskutoi mbi gjendjen e krijuar në universitetet publike të vendit dhe rikonfirmoi përkrahjen për kërkesat e studentëve, duke dënuar çdo formë presioni ndaj tyre.

Asambleja e personelit Akademik të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, kërkon ndër të tjerash, abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, sipas saj, si shkaktari kryesor i gjendjes aktuale të krijuar në institucionet e Arsimit të lartë.

Kërkon ndalimin e fushatës denigruese dhe të përbaltjes masive të trupës akademike universitare nga aktorë politikë dhe qeveritarë, që synon intimidimin e fjalës së lirë si dhe sanksionimin me ligj të statusit të pedagogut.

Pedagogët i bëjnë apel qeverisë që të ndalë sulmet dhe denigrimin ndaj stafit akademik. Ditën e sotme kreu i qeverisë zhvilloi  një takim me pedagogë ku nuk munguan sulmet verbale dhe kërcënimet ndaj stafit akademik.

Që në fillim të takimit, Rama i kërcënoi pedagogët se nëse do ta ndërprisnin gjatë fjalës, ata do të nxirreshin jashtë salle. Një kërcënim i tillë ka shkaktuar reagimin e profesorëve që kishin ardhur në takim për të diskutuar dhe jo për të dëgjuar fjalime të kreut të qeverisë.

Duke denoncuar gjithë abuzimet që janë bërë këto kohë me trupën akademike,pedagogët kanë paralajmëruar grevë në nisje të javës, duke ju bashkuar në këtë mënyrë protestave të studentëve në gjithë vendin.

SHKARKO APP