Për atë që ndodh pas 30 korrikut!

Nga Herion Mesi, zv/kryeredaktor i KOHA JONE.

30 korriku 2020 do jetë datë që do mbahet mend gjatë në Memorien e Kombit. Dhe pa e zgjatur duhet thënë që ose do mbahet mend si datë kur një qeveri, ndonëse ka qeverisur keq, prapë nuk e çoi vendin në greminë me të dyja duart ose do të quhet DATA E DIKTATORIT TË RI, që padyshim do sjellë një përplasje katastrofale në Shqipëri.

Nëse vendos për të parën, Edi Rama do të tregojë se nuk e ka humbur krejtësisht sensin e nuhatjes politike se si përfundojnë diktatorët, dhe do mbijetojë. Por në qoftëse e ka ndarë mendjen, që edhe pas ofertës së fundit të opozitës reale të vendit, e cila kërkon që 100 përqind e emrave të kandidatëve për deputetë të zgjidhen nga populli me lista të hapura, pa prekur koalicionet, ai, pra Edi Rama nëse do të fusë duart në Kushtetutë vetëm e vetëm që të gjejë mënyra se si ta marrë prapë pushtetin në prill 2021, atëhere mund të themi pa hezitim: Do të jetë fund i tmerrshëm për Edi Ramën.

Shembujt janë dhënë në Rumani, në Tiranë me bustin e diktatorit, etj!

Ndërkombëtarët nuk janë më ato që mendon kryeministri Rama. Kanë ndryshuar dhe do jenë më të distancuar nga qeverisja e Rilindjes, sepse edhe ata e shikojnë se nuk ecet më me këtë qeveri, e cila ndonëse ka marrë gjithë pushtetet, porse edhe po shpërdoron emrat e shteteve të tyre në popull, çka ka rritur antipatitë në popull ndaj disa shtetëve mike, vetëm prej përkrahjes që i kanë bërë pushtetit të tij afro 8 vjeçar.

Kurse Opozita, pas gjithë gazit lotësjellës të derdhur mbi kokat dhe sytë përlotur të popullit opozitar, pasi pushteti arrestoi militantët e saj, ndërkohë që hajdutët në pushtet nuk dënohen, apo siç ndodhi para pak ditësh kur vjedhësit pushtetarë të 20 milionë eurove të Unaza e Re nuk dënohen, por gjetën një administrator roje dhe e dënuan me 6 muaj burg; pasi kryeministri iu zuri vendet me ca idiotë deputetë të paligjshëm, dhe kur shpresa që me votë të ndërrohet pushteti në prill të vitit të ardhshëm, po preket dhe dhunohet hapur nga Edi Rama me 30 korrik; atëhere opozita nuk ka udhë tjetër: veçse ta djegë pushtetin e krimit siç bëjnë protestuesit e revoltuar ndaj padrejtësive në SHBA, Francë, Itali apo kudo në vendet demokratike.

Ndërsa ne jemi një vend akoma jo demokratik, kështu që përplasja mes dy botëve do jetë fatale këtë herë.

Rilindasit dhe mediat që financohen nga krimi thonë se gjoja nuk ia mban Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit të bëjnë protesta të dhunshme këtë vjeshtë. Nëse e duan me bast këta mediatikë me garazhd rilindas, atëhere duhet t’ju themi se KY ËSHTË FUNDI!

Nuk ka më hezitim pas 30 korrikut, po qëse Edi Rama voton dhe ndryshon Kushtetutën në mënyrë të njëanshme dhe kriminale.

Mos harroni se ka edhe disa dekrete, që burime të rezervuara presidenciale tregojnë se do firmosen nëse kryeministri ka vendosur të çmendet për ta hedhur Shqipërinë në LUFTË.

Një dekret do jetë i pari në historinë e shtetit shqiptar që do firmoset, duke treguar popullit se kur KRIMI prek Kushtetutën do marrë një përgjigje të pabesuar për pushtetin.

Në foto: Herion Mesi duke ndjekur protestën e opozitës në Bulevardin kryesor të Tiranës

https://arkiva.kohajone.com/video-editoriali-i-koha-jone-per-ate-qe-ndodh-pas-30-korrikut/

SHKARKO APP