Përfundon ultimatumi, studentët bllokojnë rrugën te “Zogu i Zi” (VIDEO)

Në orën 16:00 përfundoi ultimatumi i studentëve ndaj kryeministrit Edi Rama. Shumica e studentëve, pas mbarimit të afatit deklaruan se protesta duhet të zhvendoset drejt Kryeministrisë. Ndërkohë mes shumë varianteve që u hodhën për diskutim, studentët vedosën që të bllokojnë filllimisht rrugën te “Zogu i Zi”.

Ndërkohë në protestë nuk munguan thirrjet për të qëndruar ende në Ministrinë e Arsimit. Shumica e studentëve deklaruan se nuk kanë se çfarë të bëjnë më te Ministria e Arsimit.

Deri në orën 17:00 ende nuk ka një vendim të qartë se cila do të jetë rrjedha e protestës. Ajo që kuptohet është se studentët, për shkak se nuk kanë një trupë drejtuese, ndikohen nga vendime të çastit dhe nuk kanë vendim të unifikuar. Ideja e vazhdimit të protestës të Ministria e Arsimit nuk ka më sens, megjithatë një pjesë e studentëve që nuk dihet se çfarë duan realisht kur thonë se do qëndrojnë aty.  Fakti është se grupimi që kërkoi të qëndronin të Ministria e Arsimit është Organizata Politike e drejtuar nga pedagogu Arlind Qorri, të cilët nuk dihet se çfarë presin të marrin më nga Ministria e Arsimit.

Pas vendimit të studentëve, ka reaguar sërish kryeministri Edi Rama lidhur me protestën e studentëve, këtë herë në Instgram. “GJITHÇKA NA DUHET ESHTE TE FLASIM – Parrulla e njërës prej protestave më madhështore të vitit 2018 në Europë…”- shkruan Rama në instagram.

Turma më e madhe e studentëve ndodhet te Zogu i Zi. Nuk dihet saktësisht se si do të vijojë kjo protestë, pasi tashmë studentët janë ndarë në dy pjesë.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/209978319923875/

Lexoni edhe…

SHKARKO APP